Politika

Rama: Energjia me probleme? Ndjesë, por s’bëjmë dot magji për 2 vjet

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar se vetëm brenda periudhës dhjetor-­janar i janë bashkuar përpjekjes për të paguar energjinë që konsumonin duke i dhënë fund marrëdhënies abuzive me kompaninë e duke nënshkruar dhjetor-­janar 137.727 akt marrëveshje, pra 138 mijë konsumatorë që deri në dhjetor i rrinin në kurriz kompanisë.

Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën për Energjinë
Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën për Energjinë

Në konferencën për analizën e OSHEE, mbajtur në sallën e Kishës Ortodokse, Rama ka kërkuar ndjesë për gjithë qytetarët që presin cilësi të mirë shërbimi, por që nuk e marrin dot atë, duke fajësuar për këtë sistemin dhe infrastrukturën që u gjet.

OSHEE

Matja e energjisë elektrike në hyrje dhe në dalje të fidrave dhe tek çdo konsumator, për të eliminuar humbjet, do të jetë në fokus të disa projekteve që ka ndërmarrë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë këtë vit, në kuadrin e rimëkëmbjes së sektorit elektro-energjitik.

Kreu i OSHEE, Adrian Çela, ka bërë të ditur sot, gjatë konferencës “Rimëkëmbja Energjitike”, mbajtur në Tiranë, se sapo kanë nisur disa projekte për këtë qëllim.

“Në fazën e parë, – tha Çela, – do të mbikqyrim 65 fidra në disa qytete dhe aty do bëhet një kontroll i energjisë në hyrje dhe dalje. Do vendosen rezultate konkrete të performancës së drejtuesve dhe nëse ata nuk do t’i përmbushin, një tjetër do të duhet të zërë vendin e tyre.

Një tjetër projekt është ai i implementimit të 10 mijë matësve inteligjentë në zona të ndryshme të Tiranës. Ky do të jetë një test paraprak për të vendosur shtrirjen e tyre në të gjithë vendin.

Projekti i tretë është ai që do të transformojë plotësisht kujdesin ndaj klientit. Përmes instalimit të një aplikacioni online, çdo qytetar do të ndjekë drejtpërsëdrejti, statusin e ankesës së tij.

Së fundi, ne po lehtësojmë pagesën e faturave. Pra, jo vetëm në sportelet e OSHEE-s të Postës, por dhe nëpërmje celularit, bankës apo dyqaneve të shërbimit të telefonisë celulare. Të gjitha këto, me kosto zero,” – përfundoi Çela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button