Politika

Opozita: vazhdojme protestat

Në reagim të qëndrimit kundërshtues të mazhorancës ndaj ofertës për komisionin hetimor, krerët e opozitës, pas një takimi që ka zgjatur më shumë se dy orë, kanë rikonfirmuar marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin e Shqiperise dhe vijimin e protestave në të gjithë vendin.

“Mazhoranca dhe kryeministri sfiduan sërish dhe më qartë se kurrë rezolutën e KE. Kryeministri shkeli frymën dhe dialogun që u krijua muajt e fundit për një zgjidhje. Kryeministri shkeli edhe premtimin e vetë të bërë para një viti për hetimin e materialeve zgjedhore. Një qeveri që refuzon hetimin parlamentar të votës i heq të drejtën vetes për të organizuar zgjedhje të reja. Opozita e bashkuar do të vijojë betejën për të cliaruar zgjedhjet në Shqipëri përmes protestave, të cilat do të intensifikohen”, ka deklaruar Prec Zogaj. 

Situata mes dy fronteve poltike ka nisur të acarohet sërish, ndërkohë që nuk dihet ende qëndrimi i opozitës nëse mazhoranca nuk do të reflektojë deri në seancën e së enjetes, sic i kërkoi kreu i PS Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button