Bota

Fabrika ku terroristët qepin ferexhetë

Fotografitë bashkë me tekstin tregues janë postuar në internet nga organizata ‘`Mandati i Nineveh’, që njihet per lidhjet me ISIS-in.

1423662136isisssJane te qarta e te realizuara mire dhe tregojne, sipas sqarimeve te ëebsite-t ne fjale, nje fabrike prodhimi te veshjeve “hixhab”, ku gra te mbuluara nga koka ne kembe, qepin rroba nen regjimin e rrepte te militanteve. Faqja me titullin `”Emri i Zotit meshireplote” eshte e mbushur me fotografi ilustruese te fabrikes qe besohet te jete diku ne provincen veriore te Irakut, Nineveh. mes pamjeve te shumta eshte edhe ajo e dy vajzave te vogla te veshura me perçe, ne nje kohe kur islami normalisht ua kerkon mbulimin e trupit vetem femrave qe kane arritur pubertetin.

Tekstet shoqeruese ne arabisht pershkruajne menyren sesi priten e qepen vellot islamike ne njeren prej fabrikave te ISIS-it, çka le te kuptohet se ka edhe te tjera.

Mandati Nineveh eshte organizata qe ka shperndare deri me tani te gjithe fotot e ekzekutimeve publike te kryera nga militantet e shtetit islamik. Qe prej hedhjes se informacionit ne 30 janar, blogu eshte klikuar me shume se 10.000 here ne te gjithe boten e eshte shperndare edhe ne mediat sociale. Hixhabi eshte veshja islamike per femrat qe mbulon koken dhe gjoksin me qellimin te mbroje modestine e tyre.

Ne territoret e Irakut dhe Sirise te pushtuara prej tij, shteti islamik u ka imponuar banoreve ligjin e sheriatit dhe mbulimin e femrave qofte me perçen qe fsheh koken dhe qafen por e le fytyren te hapur, qofte me nikabin, apo ferexhene qe lejon te shihen vetem syte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button