Home / Sporti / Sporti ne bote / Fabregas: Barcelona nuk është e pathyeshme

Fabregas: Barcelona nuk është e pathyeshme

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, mendon se Topçinjtë kanë fuqi për t’u përballur me Barcelonën në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve në muajin shkurt.

Këto dy skuadra u takuan edhe vitin e kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me ç’rast Blaugranët vazhduan tutje me fitore të përgjithshme prej 6-3 (2-2 në Emirates dhe 4-1 në Camp Nou).

Mirëpo, përkundër formës së jashtëzakonshme që po kalon aktualisht Barca në La Liga, mesfushori spanjoll mendon se ekipi i tij mund ta eliminojë nga Liga e Kampionëve.

“Ky nuk është mision i pamundur. Ne mund të fitojmë, Barcelona nuk është e pamposhtshme. Po të ishin të pathyeshëm, atëherë do ta fitonin Ligën e Kampionëve çdo vit”, citohet të ketë thënë 23-vjeçari nga ESPNSoccernet. /

Leave a Reply

%d bloggers like this: