Home / Politika / Mattarella-Nishanit: Roma dhe Tirana do të ndërtojnë raporte më intensive në të mirë të Evropës

Mattarella-Nishanit: Roma dhe Tirana do të ndërtojnë raporte më intensive në të mirë të Evropës

Kreu i Shteti shqiptar, Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Sergio_Mattarella_2015“Dëshiroj t’Ju falënderoj përzemërsisht për urimet që më keni shprehur me rastin e zgjedhjes sime si President i Republikës. Parlamenti vendosi të më jepte besimin e tij në një moment veçanërisht të ndërlikuar dhe delikat për Italinë si dhe për Evropën. Për ta kapërcyer këtë moment është i nevojshëm një bashkëpunim edhe më i madh dhe më intensiv mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe me vendet mike dhe aleate si Shqipëria”, thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit italian

Mattarella shpreh besimin se “përgjatë mandatit tim, në vazhdën e marrëdhënieve të shkëlqyera që lidhin vendet tona, Roma dhe Tirana do të dinë të ndërtojnë raporte edhe më intensive e të thella në të mirë të Evropës si dhe të zhvillimit ekonomik dhe social të Ballkanit Perëndimor”.

“Me shpresën që do të mund t’Ju takoj së shpejti në Romë ose në Tiranë, Ju përcjell ju dhe popullit mik shqiptar urimet e mia më të mira për mirëqenie dhe begati”, përfundon mesazhi për Presidentin Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.