Te ndryshme

Zemra e Tokës

Në pamundësi për të patur teknologjinë për të gërrmuar, bërthama e Tokës për njeriun është një mister dhe e tillë ka për të mbetur edhe për shumë kohë.

1423583814tokaberthamatPor së fundmi, një grup shkencëtarësh amerikanë dhe kinezë pretendojnë se kanë provat e mjaftueshme për të deklaruar se vetë bërthama fsheh një tjetër bërthama më të vogël dhe me përbërje të ndryshme.

Sipas tyre, ajo që teoria më e përhapur sot quan bërthamë të Tokës, mbështjell në vetvete një tjetër bërthama, që studiuesit e quajnë “Zemra e Tokës”. Kjo strukturë përbëhet nga kristale hekuri të ndryshme nga ato të që ndodhen në pjesën e sipërme të bërthamës.

Zbulimi i publikuar në revistën “Nature Geoscience” bazohet në studimin udhëtimit të valëve të gjeneruara nga aktivitetet sizmike dhe se si ndryshojnë ato teksa kalojnë në pjesë të ndryshme të planetit tonë.

“Këto valë përplasen, ‘kërcejnë’ dhe rikthehen sërish nga njëra anë e Tokës në tjetrën. Kjo e dhënë sugjeron se bërthama e planetit tonë, që ka përmasa afërsisht sa Hëna, është e përbërë nga dy pjesë”, thotë profesori Xiaodon Song, nga Universiteti i Ilinoisit në SHBA.

Sipas studimit, rrugëtimi i valëve sizmike sugjeron gjithashtu se kristalet në bërthamën e vogël të Tokës janë të orientuara në drejtimin lindje-perëndim, nëse si këndvështrim përdoret Poli i Veriut, ndërsa kristalet e bërthamës mbështjellëse janë të orientuara veri-jug, parë nga e njëjta pikë.

Bërthama e Tokës ndodhet në një thellësi prej 5 mijë kilometrash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button