Home / Europa / Strategjia “mafioze” e Dick Marty

Strategjia “mafioze” e Dick Marty

Metoda e Dick Marty-t është e veçantë: ai preferon që evidencat rrethanore t’i paraqesë si dëshmi. Ndërsa raportin e tij ai e sheh edhe si nisje të hetimit e jo si përfundim të tij. Gjahtari i mafias nënvleftësohet. Kur Dick Marty paraqet një raport hetimor investigativ është për të pasur kujdes. I ngarkuari i posaçëm i Këshillit të Evropës nga njëra anë ka tendencë që t’i paraqesë evidencat rrethanore si dëshmi.

Nga ana tjetër, anëtari i Dhomës së Lartë të Parlamentit Zviceran rregullisht nënvleftësohet nga të tjerët. Një raport mund të jetë përfundimi i një hetimi ose fillimi i tij, tha njëherë Marty në lidhje me burgjet e CIA-s.

Raportin e tij të parë të publikuar në vitin 2006 për Këshillin e Evropës e panë me shpoti, kurse për raportin e dytë, në të njëjtin vit buzëqeshën.

Ndërkohë, qeveria britanike i ka kërkuar falje Marty-t, kurse disa vende evropianolindore kanë ngritur komisione hetimore parlamentare.

Marty e quan metodën e tij “dialektikën e së vërtetës”. E thënë troç: ai përpiqet në fazën e parë të hetimeve që të mbledhë sa më shumë material rëndues që të jetë e mundur, e dendëson të gjithën me pohime anonime të dëshmitarëve, shpall zbulime shokuese, ua dërgon projektin e raportit medieve të caktuara, qëndron i tërhequr dhe në kulmin e tensioneve del para kamerave dhe mikrofonëve.

Synimi i këtij ushtrimi: të ngrihet sa më shumë pluhur, në mënyrë që të lajmërohen dëshmitarë të tjerë dhe informatorë dhe të aktivizohen aktorë të tjerë.

Kur e pyesin për dhuntinë e tij, për të inskenuar raporte hetimore, ai tërheq vëmendjen jo për kohën kur ka qenë gjahtar i mafias në Tessin, por flet për një person:

“Unë jam një admirues i madh i Steve Jobs.” 65-vjeçari admiron talentin e shefit të koncernit Apple, për t’i mbajtur produktet kaq kohë të fshehura, derisa prej tyre të presësh mrekulli.

Por metoda Marty ka një anë tjetër. Raporti i tij akuzon persona me emër, se kanë kryer krime të përbindshme, pa paraqitur dëshmi.

Luftëtarët e UÇK-së, të cilët paraqiten me të padrejtë ose me të drejtë si kasapë, nuk mund ta çojnë në gjyq Martyn dhe as të vërtetojnë të kundërtën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.