Home / Europa / Europë, vijojnë problemet në aeroporte

Europë, vijojnë problemet në aeroporte

Kushtet e këqija atmosferike vazhdojnë të shkaktojnë për të disatën ditë me radhe vonesa dhe anullime në aeroportët kryesorë të Europës, raportuan në mëngjes mediat kryesore të kontinentit.
Britania, Franca dhe Gjermania janë midis zonave më të goditura, me parashikimet që presin ngricën të vazhdojë ende. Qindra pasagjerë, të cilët ende nuk e dinë nëse do të jenë në shtëpi për festat, kaluan natën në tenda dhe stola në aeroportin më të madh të Europës, “Heathrow” të Londrës.

Më shumë se 1 000 fluturime u anulluan për në aeroportët gjermanë të Frankfurtit, Mynihut dhe Berlinit. Në Francë, aeroporti Charles des Gaulles i Parisit punon me tre prej katër pistave të tij. Shumë linja të distancës së shkurtët kanë operuar, por ato për destinacione të largëta mbeten kryesisht në tokë.

Në aeroportin e dytë të kryeqytetit, edhe pse të dyja pistat ishin funksionale, vonesa mesatare e fluturimeve ishte prej tre orësh. Linjat ajrore në Francë dhe Gjermani po inkurajojnë pasagjerët e tyre që të përdorin për momentin trenat.

Situata kaotike në “Heathrow”, por edhe aeroportet e tjera europiane, ka krijuar probleme dhe çrregullime anembanë botës. Pasagjerë presin në kontinentet e tjerë, prej më shumë se tre ditësh, për të marrë aprovimin për fluturimin e tyre drejt destinacioneve europiane.

Të shtunën, në vetëm një orë, në Londër ranë tetë centimetra dëborë, duke e bërë të kotë pastrimin e pistave. Në këtë situatë, British Airëays është duke humbur 75 milion euro në ditë, ndërsa numri i konsumatorëve në dyqanet britanike është 25% më i ulët se sa mesataraja e kësaj periudhe të vitit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: