Te ndryshme

Edukata jo qytetare dixhitale, dhjetë situata tipike

Nuk mund të jetojnë pa tabletin e tyre, nuk rezistojnë dot pa i hedhur një sy rrjeteve sociale edhe gjatë mbledhjeve të punës, ndërsa merren me telefonin edhe gjatë vakteve të ngrënies ose momenteve të intimitetit.

iStock_000009783205XSmallJanë protagonistë të “pa qytetarisë mobile”, të epokës në të cilën personat abuzojnë me teknologjinë në çdo formë dhe situatë të saj, edhe në ato më pak të përshtatshme. Ja dhjetë situata tipike…

Gjatë mbledhjeve

A ju ka ndodhur që gjatë mbledhjeve kolegu ose kolegia juaj të marrë në dorë celularin dhe të fillojë të luajë me aplikacionin më të fundit që është në modë? Ky është maksimumi i shprehjes së epokës së paqytetarisë mobile.

Gjatë momenteve intime

Imagjinoni sa e bezdisshme është të vini re se si hutohet partneri juaj, duke e përqendruar vëmendjen e tij te smartfoni, pikërisht në momentet më të pakta të intimitetit?!

Në tavolinë

Nëse së bashku me ju gjatë një vakti ngrënieje, gjendet edhe një person i cili fotografon çdo pjatë, për ta shpërndarë në rrjetet sociale, dijeni se keni të bëni me një protagonist të paqytetarisë mobile.

Duke i dhënë makinës

Përveçse është shumë irrituese për shoqëruesit e udhëtimit, përdorimi i pajisjeve mobile, ndërsa i jepni makinës, mund të jetë një rrezik vërtet i madh për jetën tuaj: më mirë shmangeni në mënyrë absolute!

Në kinema

Kujt nuk i ka ndodhur që të shkojë në kinema dhe të ulet pranë një personi të paedukatë i cili/e cila telefonon gjatë projeksionit dhe e lë volumin e ziles shumë të lartë?! Në këtë kohë është e vështirë që askush të mos jetë bërë pjesë e një situate të tillë.

Në biçikletë

Janë qindra ata të cilët lëvizin nëpër trotuare me biçikletë, duke iu përgjigjur telefonit, mesazheve dhe e-mail-eve, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të këmbësorëve. Mbajini sytë hapur!

Në kohën e lirë

Epoka e mungesës së civilizimit mobil, manifestohet sidomos në kohën e lirë: gjatë darkave me partnerin, ndërsa mbrëmjet me miqtë minohen nga prezenca gjithnjë e më e bezdisshme dhe e pavolitshme e pajisjeve të lëvizshme, siç janë llojet e ndryshëm të celularëve dhe tabletave.

Në avion

Avioni është një vend plot me të meta për këdo që dëshiron të udhëtojë në qetësi të plotë gjatë epokës së paqytetarisë mobile: tableta, kompjuterë, lap-topë, MP3, të gjithë me volum të lartë, janë makthi i udhëtarëve.

Në vendet publike

Në vendet publike e veçanërisht nëpër linjat urbane të autobusëve, fenomeni i ndenjes në celular është tepër i njohur. Çdokush dëshiron të injorojë botën për rreth dhe të rrijë larg saj.

Gjatë sportit

Marrja me sport është një gjë shumë e shëndetshme, i bën mirë si mendjes ashtu edhe trupit; por të bësh jogging duke shikuar vazhdimisht celularin, paraqet një rrezik serioz për atë që e bën këtë veprim, por edhe për këdo që kalon aty pranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button