Home / Politika / Opozita e Bashkuar i lë kohë mazhorancës: Të reflektojë deri të enjten

Opozita e Bashkuar i lë kohë mazhorancës: Të reflektojë deri të enjten

Opozita e Bashkuar ka vendosur t’i lëre kohë reflektimi mazhorancën deri ditën e enjte, kur është edhe seanca për votimin e ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet dhe më pas do të vijojë aksionin e saj të pandalshëm të protestave. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme ishin të pranishëm kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, Skënder Gjinushi (PSD), Paskal Milo(PDS), Spartak Ngjela (PLD), Nard Ndoka (Partia Demokristiane), Petro Koci (PSV ’91), Ervin Mete (G99), si edhe Edlir Petanaj (Partia e Gjelbër) dhe Kurt Kola. Pas takimit që zgjati përreth 60 minuta, përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj, deklaroi se një qeveri që refuzon hetimin parlamentar të votës, heq dorë nga e drejta për ti organizuar zgjedhje.

“Opozita e Bashkuar diskutoi për situatën e re që është krijuar pas refuzimit që mazhoranca dhe kryeministri Berisha i bën ofertës së re të opozitës për të bërë hetim parlamentar të kutive të materialeve zgjedhore. Situata është shumë e rëndë, jemi të alarmuar me këtë qëndrim”, shprehu shqetësimin Zogaj. Sipas tij, një qeveria që refuzon hetimin parlamentar të votës praktikisht i heq të drejtën vetes që të organizojë zgjedhje dhe për këtë arsye “Opozita e Bashkuar” sërish thekson se kjo qeveri nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje. Ai theksoi se ky është një qëndrim që ka vënë në rrezik të plotë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe jo vetëm lokale por edhe zgjedhjet politike. I pyetur se çfarë do të bëjë “Opozita e Bashkuar” pas këtij refuzimi, Zogaj theksoi se do vazhdojë betejën e saj për të çliruar zgjedhjet e lira në Shqipëri nga të gjitha format e manipulimeve.

“Do jetë një betejë sërish e kombinuar parlamentare, betejë në sheshet e protestave nëpërmjet protestave, me faktorin ndërkombëtar. Pra do intesifkojmë betejën tonë, do bëjmë gjithçka që mund të bëjë një opozitë për të çliruar zgjedhjet. Natyrisht që përgjegjësia tani është plotësisht në krahun e mazhorancës”, deklaroi ai. Për shkak të lënies së kohës të reflektimi për mazhorancës, protesta e planifikuar për ditën e sotme në Fier është shtyrë pas ditës së enjte.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama tha dje se mazhoranca nuk do zgjidhjen e krizës pasi synon të vjedhë përsëri zgjedhjet. Deklarata e kryesocialistit erdhi si përgjigje ndaj refuzimit që Komisioni i ligjeve i beri ofertës se PS-se per hetim te zgjedhjeve. Me heret kryeministri Sali Berisha argumentoi refuzimin duke thene se kërkesa e PS-së për hetimin e zgjedhjeve është e bazuar në dyshimë dhe jo në fakte.

“Berisha refuzon të zgjidhë krizën mbi një tërësi argumentash të pabaza, shpifjesh e fyerjesh që nuk i bëjnë nder kryeministrit shqiptar”-theksoi Rama

Rama sqaroi edhe njëherë se opozita nuk kërkon rinumërim, por hetim të numërimit në lidhje me materialet zgjedhore.

“Kemi kërkuar hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Por, Berisha ka provuar sërish se pse Shqipëria ka mbetur pa statusin për të hyrë në BE”

Kreu i socialistëve u shpreh, se Berisha mes të ardhmes europiane dhe të shkuarës që mban peng vendin, zgjodhi këtë të fundit

Ndërkaq vetëm pak kohë pasi mazhoranca në Komisionin e Ligjeve rrëzoi propozimin e PS-së për hetimin e zgjedhjeve, duke miratuar një rezolutë me vërejtje, kreu i qeverisë, Sali Berisha e ka quajtur variantin opozita të mbështetur mbi dyshime dhe jo mbi fakte.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, ku Berisha akuzoi Ramën për poshtërim të votës së shqiptarëve.

“Rama, në një betejë të egër për të dhunuar dhe poshtëruar votën e shqiptarëve, vendosi dy ditë më parë që të tërhiqet nga Komisioni Hetimor Parlamentar, edhe sot u tërhoq nga Komisioni i Ligjeve”, tha ai, duke shtuar se “Socialistët nuk pranuan të diskutonin për problematikën ndaj të cilës ne ishim të hapur. I bëj thirrje cdo qytetari të këtij vendi: të gjejë 5 minuta kohë dhe të lexojë propozimin e Ramës për hetimin e zgjedhjeve, i cili është i denjë për personazhet e Kafkës ose spitaleve psiqiatrike.”

Deputetet e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku diskutohet ngritja e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, nderkohe qe mazhoranca ka miratuar e vetme një realicion me vërejtje ndaj draftit të PS.

Mazhoranca në komision i ka konsideruar kërkesat e opozitës antikushtetuese dhe pas shumë debatesh deputetet socialistë kanë lënë sallën, duke deklaruar se pas kësaj është e kotë që të vazhdohet.

Sipas deputetit, Fatmir Xhafaj projektvendimi i opozitës për hetimin e zgjedheve është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, ndërkohë që mazhoranca nuk ka pranuar të miratojë ndryshimet e kërkuara nga PS-ja.

“Projektvendi është në bazë të qëndrimit politik të palëve ndërkohë që është shprehur se rrëzimi i tij do të rrezikonte zgjedhjet e ardhshme”- tha Xhafaj, duke kërkuar shumicën vendimmarrëse në komisionin hetimor.

Debatet kanë nisur për pikën 2, 3 dhe 4 të projektvendimit, lidhur me objektin e hetimit.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike Viktor Gumi projekvendimi i PS-së nuk jep fakte por vetëm dyshime. Sipas tij në këtë projektvendim shkelet neni 77 pika 2 e Kushtetutës dhe se kjo kërkesë ka dy kuptimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.