ParlamentarePolitika

Eksplozivi në Tiranë, Rama: Reagimi i PD ia kaloi dhe gjaksit të Kanunit, ishit njësh me krimin

Kryeministri Edi Rama është shprehur i indinjuar ndaj deklaratave të opozitës mbi zinxhirin e vendosjes së tritolit dy ditë më parë në Tiranë. Sipas Ramës, ndërsa krimi kishte shënjestruar familjen e ministrit të Brendshëm, reagimi i opozitës ishte i turpshëm dhe absurd.

rama-ne-kuvend“Krimi kërcënoi por ju nuk e dënuat krimin, por drejtuat gishtin ndaj ministrit duke e akuzuar, se i meriton kërcënimet me bomba”, u shpreh Rama nga foltorja e Kuvendit.

“48 orë më parë, Tirana u gdhi në shënjestrën e bombave, dy prej tyre kishin shënjestër familjen e ministrit të Brendshëm, Tahiri. Akte terroriste që përcillnin kërcënim të rëndë në adresë të ministrit të Brendshëm. Përcjellin frymën e rëndë të krimit, përcjellin energjinë më negative të politikës që është mbështetje për krimin dhe frymëzim për krimin. Cilitdo qofshin urdhëruesit dhe ekzekutuesit e kërcënimit ekstrem ndaj ministrit, punonjësve të policisë dhe qytetarëve që janë cenuar psikologjikisht nga karshillëku kriminal, frymëzim e mbështetje e krimit ditët e sotme është bërë politika e

ditës dhe ky kuvend ku krimi përdoret si lëndë e parë fjalimesh halucinante që kriminalizojnë qeverinë dhe policinë.

Askush që nuk është pjesë e kësaj pjese kriminalizuese nuk mund ta gëlltisë si lajthitje të radhës reagimin e faqezezës së PD për sulmin me bomba ndaj familjes së ministrit të Brendshëm dhe atij personalisht. Por reagimet në rrjetet sociale, në deklaratat e turpshme të PD, na turpëriojnë të gjitë ne, turpërojnë partitë politike ku si askund në asnjë vend tjetër të PD, opozita nuk e ka për gjë të pozicionohet në anën e krimit, nuk dënonojnë krimin, por drejtojë gishtin ndaj ministrit dhe i quajnë se i meritojnë kërcënimet”.

Sipas Ramës, reagimet e PD janë denigrim i madh që ia kalojnë dhe kërcënimeve me Kanun.

“Ato deklarata janë filli i fundit i cdo arsyeje, i cdo mundësie justifikimi, jo në Europën e sotme, por as në faqet e Kanunit të mocëm nuk ka gërmë të çmuar që justifikon ato reagime të shëmtuara. Edhe gjaksi pret 24 orë, kurse ju nuk pritet as 4 orë ër t’i shtuar bombave llumin, por shtuat kërcënimet ndaj njeriut që ishte objekt i terrorit nga krimi”.

Sipas tij, deklaratat e PD të pardjeshme janë kulmimi i një fushate të egër shpifjesh, denigrimesh të pandërprera ndaj MB dhe policisë së shtetit.

“E keni nisur fushatën që kur filloi prerja e lidhjeve të vëna prej jush mes policisë dhe botës së krimit. Unë jam bashkuar prej kohësh me shqiptarët, që e tregojnë me gusht drejtësinë si të akuzuarin numër 1 në këtë vend për pandëshkueshmërinë që i keni garantuar vetës, për ato që bëtë me dorën tuja në 21 janar, lazarat, trafikut të drogës, naftës, korrupsionit”­, tha ai.

Kundrejt akuzave që opozita bën ndaj qeverisë, kryeministri Rama u shpreh se i është drejtuar gjykatave duke garantuar se do i shkojë deri në fund këtij procesi.

“Ju kam kallëzuar për shpifje për shkak të detyrës dhe ju kam ftuar ti provoni akuzat tuaja sa qesharake aq dhe të përditshme për lidhje te mija me kriminele. Do t’i shkoj deri në fund atij procesi dhe nëse ju do të provoni sadopak nga ato që keni nxjerrë nga goja unë do të jap dorëheqjen dhe do të vihem në dispozicion të drejtësisë.

Shqiptarët duhet ta dinë nga një pale e tretë që na gjykon nëse kanë të vërteta këto qe them unë dhe ato që thoni ju. Kështu nuk vazhdohet më dhe Shqipëria nuk mund të rrijë zhytur në baltën e akuzave të sajuara apo të paprovuara të politikanëve me njëri tjetrin. Kush merr përsipër të ngrejë akuza të kësaj kategorie duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për t’i provuar ato. Do futet në veprim prokuroria. Nuk ka vend në Europë dhe në rajon ku përfaqësuesit e të zgjedhurve të popullit të bëjë akuza nga ato që bëni ju dhe prokurori të nesërmen mos ta thërrasë për t’i kërkuar shpjegime”.

Related Articles

Nje koment

  1. Ty mor, i paftyre qe vetem vjedh megjthe hordhine tende te aleances se qelbesirave,nuk dini te qeverisni,Qeverisja per ju o turpi i Shiperise eshte vjedhja dhe sulmet kunder opozites,:sulme te studjuara ne zyrat e ndyra tuajat.Te gjitha keto vetem per te pas liri te plote per te shkaterruar kete vend dhe lete popullqe ju dha voten,te cilen edhe e vodhet o hajdute ordinere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button