Kronika

Rritja e standardeve në shërbim të qytetarëve, kryefjalë e takimit Didi-Lang

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, priti sot në një takim një delegacion të Policisë Fedarale Austriake, të kryesuar nga Drejtori i Zyrës Federale për Krimet, Franz Lang, ku në qendër të vëmendjes ishte rritja e standardeve në shërbim të qytetarëve.

Drejtori-i-pergj-5Sipas njoftimit të Policisë, ne takimin e zhvilluar paraditen e te enjtes në ambientet e Policisë së Shtetit, u diskutua për një sërë çështjesh, ndërsa mësohet se qëllimi ishte prezantimi i eksperiencave më të mira për organizimin e shërbimeve policore, me synim rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke e falënderuar Drejtuesin e lartë të Policisë Federale Kriminale Austriake për gadishmërinë e shprehur për të ndarë me Policinë Shqiptare eksperiencat e kësaj policie në drejtim të organizimit dhe strukturimit të shërbimeve policore, njëherazi i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë dhe bashkëpunimin e ofruar Policisë së Shtetit në mënyrë të veçantë dhe në kuadër të procesit të ristrukturimit të saj, i cili ka si objektiv parësor përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të qenë pranë tyre për garantimin e një mjedisi të sigurtë.Drejtori i pergj (4)

Gjatë këtij takimi, Lang bëri një prezantim të mënyrës së organizimit të shërbimeve policore në Austri, si dhe të procesit reformues të ndërmarrë  me qëllim  që strukturat policore të jenë sa më efikase për të ofruar sa më shumë rend e siguri për qytetarët.

Drejtuesit e lartë të Policisë Shqiptare dhe asaj Austrike ndanë të njëjtin mendim që punonjësi i policisë në shërbim në rrugë, pranë qytetarëve, duhet të jetë i mirëtrajnuar, me qëllim që të jetë përgjegjës si për sigurinë, për hetimin e krimit, apo për shkeljet e policisë rrugore.

Po ashtu, Didi dhe Lang vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimin të deritanishëm mes policive të të dy vendeve, si dhe evidentuan hapat që do të ndërmerren për fuqizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button