Home / Kronika / Shkoder, zgjerohet harta e permbytjes

Shkoder, zgjerohet harta e permbytjes

Paraditen e sotme është vërejtur një rritje e sipërfaqes së përmbytur në zonën e Nënshkodrës, me rreth 1 mijë hektarë. Rritja e nivelit të ujit dhe tokës së përmbytur ka ndodhur për shkak të shtimit të shkarkimeve në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

KESH ka rritur shkarkimet për shkak të shtimit të nivelit në ujëmbledhës nga reshjet e fundit, por edhe për shkak të temperaturave të rritura që kanë shkrirë dëborën në zonën malore.

Rritje të nivelit të liqenit ka në të tre ujëmbledhësit e mëdhenj të kaskadës se Drinit. Sipërfaqja e përmbytur ka shkuar gjithësej në 9 mijë hektarë tokë brenda të cilës janë disa fshatra.

Ndërkohë janë edhe 2 mijë persona të evakuar për shkak se banesat e tyre ndodhen nën ujë. Situata po rëndohet për shkak të shkarkimeve të rritura, ndërsa në terren vijojnë operacionet e ndihmës për furnizimin e popullsisë, që s’ka pranuar të evakuohet, me ushqime dhe ujë të pijshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.