Home / Kronika / Albana Vokshi thirret nga Gjykata e Prizrenit

Albana Vokshi thirret nga Gjykata e Prizrenit

Deputetja shqiptare, Albana Vokshi është thirrur të dëshmojë në gjykatën e Prizrenit, në Kosovë, lidhur me incidentin e nëntorit me policinë kufitare kosovare. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i gjykatës së Prizrenit, Alia Fazli, i cili ka deklaruar se kësaj cështjeje do t’i shkojë deri në fund.

“Do ta rifillojmë nga e para cështjen e incidentit në Vermicë. Gjykata e shkallës së parë duhet të merret me cështjen e imunitetit të Albana Vokshit”, ka pohuar Fazli.

Incidenti i 14 nëntorit mes deputetes shqiptare dhe policisë kufitare të Kosovës solli polemika të shumta mbi sjelljen e Vokshit.

Në një debat me agjentët, të cilët e kishin ndaluar për kontroll, deputetja e PD iu drejtua atyre duke i cilësuar si “kafshë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: