Moda

Xhinset e 2015-ës, si t’i kombinoni

Ja disa detaje dhe kombinime të veshjes që nuk mungon në asnjë gardërobë.

xhinset-e-2015-euml-s-si-t-i-kombinoni_hdXhinset e 2015-ës janë në një stil krejt tjetër nga ato të sezoneve të kaluara. Gjatë vitit të kaluar keni vënë re që trendi i xhinseve ndryshoi paksa, me bel të lartë, me ngjyra më shumë dhe stili i xhinseve të grisura, gjithmonë e më modern.

Edhe këtë sezon jemi në këto linja, veçse, ajo që këshillojnë stilistët nga pasarelat e modës janë kombinimet.

Xhinset e 2015-ës janë trendi, elegante, por edhe shumë të rehatshme. Këto kombinime që ju paraqiten këtu përfshijnë stilin perfekt në raste të veçanta, por edhe në përditshmëri, shkruan revistaclass. Një gjë që duhet ta dini me siguri është që secili nga këto modele që ju paraqiten këtu, kurrë nuk mund të injorohet.

Xhinset e kombinuara me pulovër, xhaketë, pallto apo edhe një T-shirt ju sigurojnë një pamje unike.

Mos harroni edhe xhinset unisex, të cilat u rrinë shumë mirë si femrave, ashtu edhe meshkujve. Të përshtatshme dhe unike për çdo lloj trupi janë edhe tipi ‘boyfriend’, të cilat vijnë me dhjetëra variante.

Megjithatë, këto udhëzime do t’ju frymëzojë për kombinime të mëtejshme përgjatë stilit që do të ndiqni. Ajo çka ju propozohet janë këto kombinime që i gjeni në këto foto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button