Politika

Erion Brace : Berisha po perdor vrases

Deputeti socialist Erjon Braçe akuzoi kryeministrin Berisha se qëndron pas një kërcënimi që i është bërë atij dhe kryetarit socialist Edi Rama

Brace tregoi në një konferencë për shtyp se të hënën i kishte mbërritur një zarf me një kartolinë dhe me një disk brenda, ku shkruhej se kishte 24 orë kohë para se përmbajtja e diskut t’i shpërndahej gjithë televizioneve. 

Mbi disk ishte shkruar emri i Daut Kadriovskit dhe një numër telefoni. Brace bëri të ditur përmbajtjen e diskut. 

“Në përmbajtje tregohet nga shtetasi Daut Kadriovski se kryetari i PS, Edi Rama dhe unë, në cilësinë e deputetit, jemi përfshirë në përdorim dhe trafik droge, si dhe në vrasjen e dy shtetasve, njërin në Tiranë dhe tjetrin duke e hedhur nga kati i katërt i një pallati në Shkup. Në këtë CD përmendet gjithashtu gjithë klasa politike shqiptare në rajon”, deklaroi Brace. 

Brace akuzoi direkt kryeministrin Berisha si personi që kërkon t’i mbyllë gojën opozitës. 

“Kam cuar në mendje seancën parlamentare për buxhetin e vitit 2011. Pas fjalës sime Berisha u shpreh: Pse nuk e thua. Jo mor zotëri, ti i di shumë mirë lidhjet e tua me Kadriovskin”, nënvizoi Brace. 

Ai tregoi se sapo kishte marrë në dorë materialin, ia ka bërë atë të ditur së bashku me kryetarin Rama, presidentit të Republikës. 

Rama dhe Brace u takuan pikërisht këtë ditë me presidentin Topi. Deputeti socialist tha se materialin ia ka dërguar edhe prokurorisë së Tiranës. 

“Kemi paralajmëruar se ne jemi në dijeni të qartë dhe të plotë të një angazhimi serioz të Berishës për të vijuar këtë veprimtari krimnale kundër opozitës, këtë radhë përmes një strukture okulte brenda Policisë së Shtetit, për të gjetur njerëz të inkriminuar dhe për të ngritur dëshmi të rreme ndaj deputetëve të opozitës”, shtoi Brace. 

Një reagim ndaj kësaj deklarate erdhi nga deputeti demokrat Edi Paloka. “Gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha grupet e mëdha të drogës, të Kadriovskit, Ginës, të Aldo Bares, emri i kryetarit të bashkisë së Tiranës është lakuar gjerësisht në raporte dhe media”, deklaroi Paloka. 

“Dalja e sotme e cakallit të Edvin Ramës dëshmon thjesht luftën midis klaneve të drogës dhe fakton në mënyrë të qartë lidhjet e Edvin Ramës, të cilat janë bërë të njohura dhe publike në mënyrë të përsëritur”, vijoi ai.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button