Kronika

Shkodër, ujrat tendencë në ulje

Shkarkimet nga Vau i Dejës janë ulur sot duke bërë që tokat në zonën e Bërdicës të lirohen nga uji.

Kjo zonë përmbytet vetëm për shkak të shkarkimeve të mëdha nga Vau i Dejës në lumin Drin. 

Ndërprerja e reshjeve ka sjellë edhe ulje të prurjeve në lumenjtë Kir, Gjadër dhe në lumin Moraça në Malin e Zi. 

Këta lumenj dhe rritja e Drinit bëjnë që liqeni i Shkodrës të rrisë nivelin. 

Dje u vu re një rritje e ujit në liqen dhe prezencë uji në lagjet e Shkodrës, por mëngjesin e sotëm me ndërprerjen e reshjeve ujrat janë tërhequr, megjithatë niveli është i konsiderueshëm. 

Kjo duket qartë në urën e lumit Buna ku niveli ujit ka mbërritur deri në nivelin e bregut, megjithatë rruga është e lirë.

Dje zona e përmbytjes në Shkodër u rrit me gati 1500 hektarë dhe u dëmtuan edhe argjinatura e Djaçit në të cilën sapo ishin bërë punime për riparimin e saj.

Ndërkohë forcat ushtarake që veprojnë në zonë, po vijojnë me operacionet e ndihmës në zonën e përmbytjes kryesisht me furnizimin me ushqime, ujë të pijshëm dhe ushqime për bagëtinë e izoluar në fshatrat e rrethuara nga uji, por edhe atje ku uji është larguar. 

Për shkak të përmbytjes fermerët përveç dëmeve në gjënë e gjallë kanë humbur të gjithë bazën ushqimore për bagëtitë e vendosura për të kaluar muajt e dimrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button