Arte

Fjala në takimin e intelektualëve, Kadare: Të mos i japim gënjeshtra kot popullit

“Mendoj se çdo popull, sidomos populli shqiptar, është shumë i ndjeshëm ndaj ndjenjës së drejtësisë, kur vendoset drejtësia në vend. Një nga themelet e stabilitetit të vendeve ka qenë gjithmonë që kush forcë drejtuese ka marrë namin më të drejtë ose pa të drejtë që e ka vendosur drejtësinë. Kjo ka qenë gjithmonë e njohur nga histori që ky hyri si respektues i ligjeve, ky që nuk i respektoi ligjet, ky i morri nëpër këmbë, ky s’i morri. Domethënë edhe populli jonë e ka shumë të theksuar këtë ndjenjën e drejtësisë. Prandaj ajo që kërkohet nuk është as për hakmarrje, as për meskinitet, që kërkohen disa përgjegjës për punë edhe pse nuk janë përfshirë direkt, por të marrin dënim sepse kjo krijon një kënaqesi të madhe në popull, krijon një siguri, krijon një qetësim shpirtëror. Kurse e kundërta krijon një acarim shumë të madh.

 

Prandaj hezitimi disa herë i solidaritetit, disa janë në rrethe ku kryhen këto padrejtësi, për shembull, unë kalova një ditë, ju e përmendet atë drejtorinë e policisë që ishte shkarkuar nga puna, e kishin hequr nga puna, e pashë në rrugë prapa dajtit, e përqafonin njerëz në mënyrë agresive, në mënyrë të shëmtuar dhe ai i veshur me rroba civile ngjante ndryshe dhe ishte rrethuar nga ish-kolegë a koleg të tij për t’i treguar një lloj mbështetje. Këtë unë e quaj një lloj mbështetje kriminale në qoftë se ai është hequr për një gjë të shëmtuar, ka kapërcyer ato kompetencat e policisë, ka qëlluar me armë, ka plagosur apo ka vrarë. Këta njerëz hiqen akoma se janë militant, me ç’të drejtë? Se kjo gjë rrezaton kudo pastaj. Prandaj mendoj unë kjo nuk është aspak një ndjenjë meskine, sepse populli nuk u gënjekërka fare. Di vetëm që filani ka shtënë, filani ka dhënë urdhër të keq, filani është i dalluar për egërsi, ai kënaqet dhe di që filani u shkarkua për këtë gjë. Dhe mendoj unë që diçka në shtyp nga kjo, një pjesë e ketyre rasteve duhet të dal sepse ndihmon dhe nuk sjell asnjë të keqe. Mendoj se në vendin tonë është krjuar një, një … domethënë trajtimi me realizëm i asaj që permenda vetëm ndihmon në stabilitetin e njerëzve.

 

Aq sa të gjykohet. Nuk jam për lajme sensacionale, as për të shuar kuriozitetin e sëmurë të njerëzve, por ama një minimum realist dhe solid i informacionit patjetër që duhet të jetë. Nuk mund televizioni të shtojë folklorin sa herë që ka ngjarje delikate. Për mua unë e quaj këtë gjë një zgjidhje qesharake. Shton këngët popullore se kujton që po rrit edukimin e njerëzve. Mendoj që në Shqipëri duhet marrë shtypi dhe të gjithë ne, ka një egërsim të madh, të dyanshëm, nuk e thashë egërsi, por egërsim. Nga një numër i pafund njerëzish që përplasen dhe rrezatojnë ndjenja jo njerëzore me njëri-tjetrin dhe pastaj kalon tek tjetra. Ky rrezatim domethënë, mijëra njerëz vërtiten tek ne me lutje, me gjëra absolutisht nuk duhet të harxhojë kaq shumë kohë, ka një mungesë moskuptimi nga nëpunësit. Ku mungesë moskuptimi kalon disa herë tek ata njerëz që ankohen. Si të thuash, një mungesë ndjenje njerëzore shumë të madhe më të cilën shtypi jonë, organizatat e partisë, shoqëria jonë nuk merret më për të ecur përpara. Ne kemi bërë vërtetë luftë kundër asaj që quhet mëshirë kristiane, por kemi harruar që këto ndjenja janë ndjenja njerëzore që janë mbi fe. Ka një mëshirë njerëzore që është gjithashtu një kategori humane njerëzimi. Ka një kërkim ndjese, një pardon. Të gjitha këto janë përjashtuar nga jeta jonë. I kemi përjashtuar dhe nuk i kultivojmë. Nuk është vetëm mëshira, nuk është vetëm kristiane, është një nga ndjenjat më të mëdha të njerëzimit.

 

Të të vijë keq për tjetrin kur vuan dhe t’ia zgjidhesh atë që ka sepse nuk ka vetëm kategori objektive në jetë, ka dhe kategori njerëzore. Unë kam njohur, më ka qëlluar rasti, zyrtar, që nuk i vjen fare keq, madje kanë kënaqesi që e shohin të vuaj tjetri, qeshin kur i thua, “he mo ai sakat, punë e madhe, 8 muaj ka që rri në rrugë”. U ankuam një herë ne bashkë me Leta Shkurtin, për një familje që vazhdon akoma të … ka që nga vjeshta e vitit të kaluar vazhdon edhe tani, ka kaluar gjithë dimrin në rrugë, me plasmas. Po i dhamë një herë, e bëri naze për shtëpi. Si mund te lesh pa shtëpi një familje, me grua, me femijë. Të rrijë në rrugë dhe as nuk ndiejnë keqardhje fare, por reagojnë duke qeshur. Ka të drejtë ka por do t’ja zgjidhim. Ky ishte një nga shembujt e panumërt që janë në jetën e përditshme njerëzore dhe këta njerëz vërtiten zyrë më zyrë, qytet më qytet, unë i shoh që flenë nëpër lulishte, asnjërit nuk i vjen keq. Të shtrirë atje barkas me dhjetra natën se nuk kanë ku venë, aty para shtëpisë sime, nuk i pranojnë hotelet, me fëmijë, flen burri gruaja dhe 3 fëmijë. Unë nuk e di komiteti ekzekutiv i ka parë, por duhet t’i ketë parë. Policia i ka parë, nuk mendojnë ndonjëherë se ku do të venë këta njerëz, janë shqiptarë, janë qytetarë të këtij vendi, i shikojnë me mijëra që kalojnë aty edhe thojnë mër po ç’është kjo?! Por asnjë nuk i ndihmon, nuk hyn ndonjë ligj apo ndonjë komitet, apo ndonjë shkresë, nuk hynë këta njerëz. A mund të ketë marxhinar kaq shumë në shoqërinë tonë?! Prandaj them unë që shtypi jonë do të trajtojë probleme sociale, kupton ti.

 

Mund të gjejë, ka mi mijëra të papunë, jo me sensacione, por t’i trajtojë, por ka mënyra për t’i trajtuar. Mendoj se një perspektivë e pret populli jonë. Unë kam gjithmonë besim se populli jonë pavarësisht nga ajo natyrë dinamikë që quhet dhe nervoze disa herë, në thelbin e tij është i duruar. Nuk ka populli shqiptar durim të sëmurë, nuk besoj se ka. Unë mendoj se vetëm duhet gjendur gjuha, marrëveshja, dialogu i mirë me të, është populli, duhet të ketë mirëkuptim të madh me shtetin. Unë kam këtë besim të patundur, e kam pasur dhe do ta kemë në genetikë të gjerë. Prandaj nëse krijohen të tilla eksese dhe padurime, krijohen nja një mosfunksionim i mirë, nga rrethana të tjera që u analizuan dhe u fol këtu, por edhe nja një mosfunksionim i mirë i administratës me të. Por, unë mendoj se janë shumë probleme që duken shumë gogol, që janë tepër të kapërcyeshme. Unë mendoj që në propagandën tonë duhet t’i japim perspektivë të ekonomisë. Të themi gjëra rozë kot, të japim gënjeshtra kot, por ama ajo që do të bëhet, nuk ka pse kështu… Ta themi që përpara edhe nëse do të bëhet pas pesë vjetësh, ta dij ai që edhe kjo naftë do të dali pas pesë vjetësh, kjo rrugë do të ndërtohet pas pesë vjetësh. Sepse në fillim sapo ai të shikoi buldozierët e parë, ajo do të krijojë ndjenjë gëzimi tek njerëzit dhe ai e ndjen mirëqenien që atje, kur e shikon që kalon makina, po e rindërton ndërkaq, që filloi. Po kështu pa thënë asgjë, duke i mbajtur gjysma nëpër zyra, nuk dihet se çfarë do të ndodhi, se çfarë ashtu… Me realizëm, shtëpitë do rriten kaq, mirëqenie do të rrite kaq, për dy vjet nuk do të rritet asgjë se nuk ka mundësi, por ama mund të ketë. Pasi perspektiva është një fuqi reale, materiale, perspektiva shpresa janë gjëra reale, nuk janë ëndërrime si të thuash. Që nga momenti që vepron me afat, ajo fillon të veprojë në ndërgjegjën e njeriut. Ajo thotë që e dua pasnesër kur e ka të turbullut se çfarë do të ndodhi.

 

E shikojmë dhe dëgjojmë se çfarë po bëhen, mundësira, kontrata, ato që mbyllen të reklamohen se janë gëzim i madh, nëse do të bëhen, hotel, rrugë, plazh. Të gjitha këto duhet të dihen, nuk ka asgjë të keqe. Me të vërtetë njëra e ka aftin tre vjet, por njëra e ka afatin 3 muaj, njëra e ka katër muaj dhe ai e din që kjo vjen përpara dhe kjo vjen më pas, krijohet një vizion i qartë i jetës. Gjithashtu mendoj që konkretisht meqë është përpara ligji i zgjedhjeve, mendoj që është një nga ligjet e rëndësishme që do të luajë rol. Unë nuk jam specialist dhe nuk jam marrë ndonjëherë me këtë gjë, por e them si parim si të thuash. Suksesi i këtij ligji, konceptimi i tij sa më i mirë, sa më i thellë, sa më i drejtë, do të lozë një rol shumë të madh bashkë me këtë të perspektivës ekonomike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button