AmerikaBota

“SHBA veproi me vonesë për pengjet”

Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Michael McCaul, është shprehur një ditë më parë shqetësimet e tij se Shtëpia e Bardhë nuk po bën sa duhet për shpëtimin e pengjeve jashtë kufijve.

N1A_02PERRYELECTION021_16597765Në komentet për CNN-in, zyrtari i lartë e shmangu konfirmimin e një raporti të ‘Daily Beast’ se administrata amerikane kishte informacione për qytetarët e rrëmbyer nga ISIS-i, e megjithatë veproi me shumë vonesë për shpëtimin e tyre. McCaul pranoi sidoqoftë se ka pasur akuza të ngjashme si me ato të vdekjes së gazetarit amerikan James Foley nga militantët e dhunshëm islamikë.

“Akuzat janë se pritëm shumë gjatë për të dërguar misione shpëtimi dhe se për një arsye të caktuar, në Shtëpinë e Bardhë gjërat mbetën në vendnumëro e që e vështirë të merrej një vendim. Dhe në situata të tilla, koha është thelbësore për shpëtimin e jetës së pengjeve. Fatkeqësisht, kjo është ajo që ndodhi së fundi me Kayla Mueller. Jam i shqetësuar se nuk po bëhet mjaftueshëm për të shpëtuar pengjet, por po bëhet çdo gjë për të fituar këtë luftë. Gjithë çfarë shohim ne këtu është një politikë frenimi”, deklaroi McCaul.

Republikani nga Teksasi pohoi se Kongresi do të ketë një diskutim më të gjerë mbi këtë çështje dhe mbi llojin e forcës që Amerika duhet të përdorë për të triumfuar në luftën me ISIS-in, pikërisht në kohën kur ligjvënësit debatojnë autorizimin e Obamës për përdorimin e forcës ushtarake. McCaul u pajtua nga ana tjetër me shqetësimet e disa zyrtarëve të administratës se refugjatët sirianë që emigrojnë në Shtetet e Bashkuara, mund të jenë kërcënim. Si shërbimi kombëtar, ashtu dhe FBI-ja ishin tepër të qartë në pohimet e tyre se nuk kanë mjaftueshëm operativë në terren për të përcaktuar saktë sesa prej tyre mund të jenë luftëtarë të huaj.

Për çdo rast, mjaftojnë sa për të shkaktuar një krizë, u shpreh ai. Zyrtari republikan kujtoi se numri i xhihadistëve të ISIS-it e ka kapërcyer me kohë atë të 19 rrëmbyesve që orkestruan sulmet e 11 shtatorit 2001.

“Nuk besoj se kemi parë ndonjëherë një gjë të tillë deri më sot”, shtoi ai

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button