Home / Sporti / 9 klube kundër Koco Kokëdhimës

9 klube kundër Koco Kokëdhimës

Ndryshe nga takimi i parë i presidentëve të klubeve të Kategorisë Superiore ku mbledhja degjeneroi në ofendime e deri në goditje ndaj kryetarit të Komisionit të Ligës Superiore, Koco Kokëdhima.

Këtë herë takimi i shumicës së klubeve të Superiores me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar në një klimë tjetër. 

Kërkesa e 7 klubeve për një takim me drejtuesit e FSHF-s në lidhje me propozimin për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Kokëdhima, është mbështetur edhe nga 2 klube të tjera. 

Në këtë takim kanë marrë pjesë 10 përfaqësues të klubeve të Superiores nga të cilët 9 prej tyre, Vllaznia, Besa, Laci, Shkumbini, Kastrioti, Skenderbeu, Bylisi, Elbasani dhe Dinamo, kanë firmosur propozimin për shkarkimin e Koco Kokëdhimës nga kryetar i Komisionit të Presidentëve të Superiores. 

Një takim që duket i frytshëm, të paktën kështu është shprehur përfaqësuesi i këtyre klubeve për këtë mbledhje, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.

Në këtë mbledhja ka qenë i pranishëm edhe drejtori i klubit Tirana Rauf Dimraj, por që nuk ka firmosur këtë peticion. Gjithashtu dhe klubet Teuta e Flamurtari nuk kanë firmosur e as kanë qenë prezentë në këtë mbledhje për peticionin. 

Tashmë kërkesa e klubeve e marrë nga dy zv/presidentët e FSHF-s, Kasmi dhe Nuri, do t’i depozitohet presidentit Armand Duka i cili do të mbledh Komitetin Ekzekutiv pasi është ky komitet, i vetmi, që mund të marrë një vendim për të pranuar kërkesën e klubeve për shkarkim ose jo të kryetarit të Komisionit të Superiores, Koco Kokëdhima.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.