Sporti

Gazeta “Estaedao”: Blatter kërkon postin e presidentit të FIFA-s me ryshfete!

Sepp Blatter po bën çmos që sërish të rizgjidhet në krye të FIFA-s. E perditshmja braziliane “Estaedao” e akuzon presidentin e FIFA-s se u ka premtuar federatave nga 300 mijë euro në këmbim të votës së tyre për zgjedhjet që do të zhvillohen ne muajin maj.
Presidenti-i-Fifa-s-Josef-BlatterSipas kësaj gazete, Blatter e ka nisur fushatën e premtimeve konkrete menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së tij, duke penalizuar në një farë mënyre konkurrentët e tjerë në këtë garë.
Duke konsideruar faktin se federatat që do të votojnë janë 209, nëse të gjithë pranojnë propozimin e Blatter, shuma në total që duhet të paguajë kreu i FIFA-s është 55 milionë euro.
“Estaedao” zbulon se Blatter ka menduar ta justifikojë këtë veprim në një mënyrë aspak korrekte, pasi  shumën e akorduar për çdo federatë do ta justifikojë me faktin se këto të holla do të mbulojnë shpenzimet e ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës 2018!
Nga ana tjetër, kundërshtarët e tij theksojnë se kjo është një mënyrë e jashtëligjshme dhe synon që të afrojë sa më shumë federata rreth kandidaturës së presidentit aktual të FIFA-s.
Në këtë drejtim kanë ardhur kritika të ashpra edhe nga vetë UEFA që është deklaruar kategorikisht kundër mënyrës se si po e drejton fushatën elektorale Sepp Blatter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button