Maqedonia

Shqiptaret ne Maqedoni, luftë me dosjet me njeri – tjetrin

Drejtuesi i Partisë Lidhja Shqiptare që u formua muajin e kaluar, Valon Bela, ka publikuar tre dokumente për të cilat thotë se janë origjinalet e dosjeve që u dorëzuan të fotokopjuara në Komisionin për Lustrim e që ngarkonin krerët e BDI-së, duke filluar nga lideri i saj Ali Ahmeti për bashkëpunim me shërbimet sekrete jugosllave.

“Dosjet janë identike me ato të cilat i keni parë si fotokopje deri më tani. Posedoj edhe dokumente tjera. Ky është një proçes jashtë institucional i lustrimit. Ne me këtë synojmë dhe kuptojmë se me proçesin e lustrimit do të arrihet pajtimi në skenën politike, ku skena politike si e tillë duhet të pastrohet përgjithmonë nga personat e dyshimtë”, është shprehur Valon Bela, kryetari i Partisë Lidhja Shqiptare.

Javën e kaluar Bela i dha ultimatum 48 orësh kreut të BDI-së Ali Ahmeti, që të tërhiqet nga politika, për të mos i publikuar këto dokumente.

Ultimatumi nuk u respektua nga drejtuesit e BDI-së, të cilët thanë se Bela është i manipuluar.

“Ai është i porositur për të themeluar parti politike, se është satelit i Menduh Thaçit, se Menduh Thaçi nëpërmjet tij do të mundohet të diskreditojë edhe më tutje personalitetet politike dhe kombëtare, veçanërisht ata të cilët në vitin 2001 me sukses e mbaruan luftën dhe e fituan të njejtën”, deklaroi Abdilhaqim Ademi, zëvendës-kryeministër i Maqedonisë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe pse paraqitetet si parti tolerante dhe si Parti Demokratike me pjekuri politike, mirëpo kjo parti nuk ka qenë aspak demokratike në pranim e kritikave të asnjë partie opozitare”, tha Bela.

Në komisionin për lustrim janë dorëzuar gjithsej 6 dosje për krerët e BDI-së. Deri më tani katër prej tyre komisioni i ka shpallur të pavlefshme për shkak se nuk kanë qenë orgjinale por të kopjuara.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button