Home / Qeveritare / Harito: Përmirësim të ligjeve mbi sigurinë e internetit tek fëmijët

Harito: Përmirësim të ligjeve mbi sigurinë e internetit tek fëmijët

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës publike mori sot pjesë në konferencën e organizuar nga World Vision mbi shqetësimet e fëmijëve për faqet online dhe sigurinë online të tyre.

1606870_740554196058935_6204312307751279582_nNë fjalën e saj, Ministrja Harito theksoi se“Interneti jo gjithmonë përdoret për qëllime pozitive dhe lufta për të patur një botë virtuale të sigurt është tashmë e domosdoshme”.

Ajo tha se për këto arsye ne kemi bërë efektive Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kompjuterike e cila ka një rol koordinues për të nxjerrë gjithë problematikat që hasen si dhe për të parashikuar masat që duhen marrë”.

unnamedNdërkaq ajo theksoi se ‘për të intensifikuar dhe rritur masat për një internet të sigurt, po gjatë kësaj jave dedikuar internetit të sigurt, ne nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit me Policinë e Shtetit”.

Me këtë hap jemi duke punuar bashkarisht në nivel sensibilizues, informues por edhe në marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e keqpërdorimit të internetit.”

Gjatë forumit, u paraqit edhe një draft-rezolutë me këshilla të fëmijëve dhe të prindërve si si duhet të jetë interneti që ata duan në Shqipëri. Për të hartuar këtë rezolutë, world Vision pyeti dhjetëra të mitur e prindër nga disa rrethe të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Drejtori kombëtar i World Vision, Rein Dekker u shpreh se “Nga përvoja jonë dhe veçanërisht nga studimi që ËV kreu vitin e shkuar mbi sigurinë online të fëmijëve, kemi parë se internet mund të jetë edhe një burim rreziqesh me të cilat përballen njerëzit, sidomos fëmijët”.

Sipas studimit kryer me rreth 900 fëmijë dhe të rinj shqiptarë, shifrat tregonin që 44% e tyre shihnin rregullisht çdo ditë pornografi, 47% e tyre pohuan se ishin kontaktuar online nga të panjohur të paktën një herë gjatë vitit të fundit. 45% pranonte se kishte përjetuar vjedhjen e profilit ne Facebook, tallje dhe ngacmime publike në rrjetet sociale. Problemet me sigurinë e internetit vazhdojnë ende ndaj forumi propozoi zgjidhje që duhet të vijnë përmes ligjeve të duhura. Pjesëmarrësit kërkuan përmirësimin e kuadrit ligjor brenda këtij viti mbi sigurinë e internetit të të gjithë përdoruesve në përgjithësi dhe të fëmijëve në veçanti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.