Home / Kosova / Raporti u orkestrua nga Serbia, në moment te rendesishem

Raporti u orkestrua nga Serbia, në moment te rendesishem

Ministri i Integrimit Europian, Besim Beqaj, në deklaratë për televizionin e Zvicrës – TSR, ka deklaruar se akuzat e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty, janë të pavërteta dhe se janë të orkestruara nga Serbia. 

“Është shume e pikëllueshme te dëgjosh se një diplomat i lartë si z. Marty lanson ne emër të një institucioni zyrtar këso lloj akuzash te pavërteta. Ne jemi shume te vetëdijshëm se këto thashetheme janë te orkestruara nga Serbia. Nuk janë fakte nëse dikush pohon se ka dëgjuar diçka. Faktet duhen të përmbajnë elemente konkrete”, ka thënë Beqaj. 

Ministri i Integrimit Europian ka theksuar se nganjëherë në politikë, zgjedhja e momentit për të lansuar një atak është shumë e rëndësishme. “Për neve ky moment është krucial, për shkak se Kosova është në proces të krijimit të qeverisë pas zgjedhjeve të porsapërfunduara.” 

Sipas tij, raporti është planifikuar pikërisht në kohën e zgjedhjeve për ta prishur imazhin e Kosovës. “Në mirëpresim çfarëdo lloj hetimesh, me një kusht që ato të jenë të mbështetura në fakte, kurse ata që ofrojnë pretendime të rrejshme duhet të përgjigjen përpara ligjit”, është shprehur ministri kosovar, për televizionin zviceran, nga i cili shtet vjen edhe raportuesi Marty. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: