Home / Ekonomia / PDK nuk pranon kushte ne formimin e koalicioneve

PDK nuk pranon kushte ne formimin e koalicioneve

Fatmir Limaj dërgoi një porosi të martën. Ai tha se partia e tij nuk do të pranojë kurrfarë kushtëzimesh në bisedimet për krijimin e Qeverisë së re. Në këtë mënyrë, Nënkryetari i PDK’së i dha përgjigje Zëvendëspresidentes së AKR’së, Mimoza Kusari-Lila. 

Ajo deklaroi një ditë më parë se nuk do të pranojë të jetë pjesë e një qeverie, në të cilën do të ishte edhe Limaj, ministër aktual i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, i cili është duke u hetuar nga EULEX’i. 

“Unë personalisht nuk do të jem në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj. Ne ka kohë që kemi kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të hetimeve”, ka thënë Kusari-Lila në një intervistë për KTV. 

Limaj, ndërkaq, në një prononcim për Express, porositi Zëvendëspresidenten e AKR’së që të mos merret me PDK’në. 

“Së pari, në demokraci vlen vullneti i popullit dhe, së dyti, është një parim në demokraci – jo kushtëzimeve, aq më tepër kur vijnë nga njerëz që kanë probleme me vetë vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Limaj. 

Sipas tij, gjuha e zyrtares së AKR’së është e papranueshme për Partinë Demokratike të Kosovës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.