Home / Bota / Amerika / Uashingtoni akuzon Rusinë për vendosjen e armëve të rënda në Ukrainë

Uashingtoni akuzon Rusinë për vendosjen e armëve të rënda në Ukrainë

SHBA-ja akuzoi sot Rusinë se po vazhdon të vendosë armë të rënda në lindje të Ukrainës, para hyrjes në fuqi të armëpushimit të nënshkruar dje.

Jennifer-Psaki.1“Ne jemi shumë të shqetësuar për vazhdimin e luftimeve (…) dhe nga informacionet përsa i përket tankeve dhe sistemeve të raketave të ardhura në anën tjetër të kufirit, nga Rusia”, deklaroi zëdhënësja e departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki.

“Ushtria ruse ka vendosur një sasi të konsiderueshme të materialeve të artilerisë dhe hedhës raketash të shumtë (…) Ne jemi të sigurt se bëhet fjalë për sisteme ushtarake ruse, jo separatiste”, theksoi Psaki në një komunikatë gjatë konferencës së përditshme për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published.