Home / Bota / Beteje e re spiunazhi Britani – Rusi

Beteje e re spiunazhi Britani – Rusi

Britania ka dëbuar një diplomat rus, i dyshuar se ishte spiun, ndërsa Rusia është kundërpërgjigjur duke dëbuar një britanik. 
Sekretari i jashtëm i Britanisë, William Heig, tha se Britania ka kërkuar nga ambasada ruse në Londër që të tërheqë një anëtar të personelit, meqë dyshohej se ishte i përfshirë në “aktivitetet e shërbimeve ruse të informimit kundër interesave britanike”. 
Rusia nga ana e saj ka dëbuar një diplomat nga ambasada britanike në Moskë. 
Marrëdhëniet Britani e Madhe-Rusi janë tendosur pas vdekjes së ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko, në vitin 2006. 
Rusia ka refuzuar që ta ekstradojë të dyshuarin kryesor të këtij rasti, ish-zyrtarin e KGB-së, Andrei Lugovoi. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: