Europa

Vazhdon gjendja e rende ne aeroportet e Frankfurtit dhe Londres

Gjendja në aeroportin më të rëndësishëm gjerman në Frankfurt mbetet e rënduar. Edhe pse nuk ishin paralajmëruar reshje të reja bore, në pritje për të gjetur një vend në fluturimet e rregullta mbeten rreth 3500 pasagjerë, të cilët nuk kanë mundur të fluturojnë gjatë ditëve të kaluara. Siç informoi një zëdhënës i aeroportit, plani i fluturimeve është ende kaotik. Lufthansa paralajmëroi se do t’i kthehet orarit të rregullt të fluturimeve. Nga ana tjetër hekurudha gjermane “Deutsche Bahn”, ka vënë në qarkullim trena shtesë dhe ka kërkuar falje për anulimin dhe vonesat e shkaktuara gjatë ditëve të kaluara. Gjendje e rëndë po mbretëron edhe në Britaninë të Madhe. Në aeroportin më të madh evropian London-Heathorow me mijëra njerëz ka tashmë disa ditë që po presin për të udhëtuar. 
Kryeministri britanik David Cameron ka ofruar trupa për të ndihmuar në pastrimin e akullit dhe borës në aeroportet e vendit, të bllokuara prej ditësh. 
Cameron tha se bora e madhe dhe akulli, të papara në Britani prej dekadash, e kanë bërë të paevitueshme ngadalësimin në aeroportin Heathrow. Ky aeroport është më i ngarkuari në Evropë dhe dje në mëngjes ai operoi vetëm me një të tretën e fluturimeve normale. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button