Kronika

Publikohen pamjet, ja si maskat grabisin thasët me para në bankë dhe qëllojnë me armë

Grabitja e Bankës, publikohet videoja e autorëve duke marrë paratë. Ngjarja ndodhi të premten në filialin e një banke të nivelit të dytë pranë stacionit të trenit në Tiranë.

grabitjaaaNë video shfaqen 4 grabitës që transportojnë thasët me para. Autorët vrapojnë dhe largojnë personat që janë në rrugë, duke qëlluar një prej tyre, që mesa duket është roja. Grabitësit kanë qëlluar në ajër,me armë zjarri teksa janë larguar nga banka dhe një prej punonjësve të sigurisë e kanë kërcënuar me armë. Nga pamjet dhe lëvizjet e grabitësve duket se vjedhja është e mirëmenduar.

Autorët kanë zgjedhur kohën kur punonjësit e sigurisë po transportonin paratë nga banka në automjet, në orën 12:44 minuta. Nga drejtuesit e bankës është deklaruar se shuma e grabitur është 10 mln lekë të reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button