Kronika e zeze

Kadriovski, bos i mafias ballkanase

Daut Kadriovski ka lindur në vitin 1948 në Shkup. Kadriovski është shqiptari më i përfolur nga të gjitha agjencitë e zbulimit në botë, si trafikant droge.

Shumë prej miqve të tij janë arrestuar në Evropë në vitet ‘80, gjatë transportimit të drogës, e cila dyshohej të ishte e porositur prej tij. 

Në 1984-ën dhe 1985-ën, ai ndalohet dy herë me radhë dhe futet në burg, në fillim në Turqi dhe më pas në Gjermani, nga ku del nga burgu vetëm në fillim të viteve ‘90, për t’u rikthyer në zonat që kontrolloheshin nga miqtë e tij, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni, që në atë kohë ishin ende në ish-Jugosllavi. 

Në shumë prej raporteve të trafikut të drogës, haste emri i Kadriovskit, ndërkohë që ai do të arrestohej në një nga shtetet që nuk e priste. 

Në vitin 2000, ai ndalohet në Durrës, ndërkohë që për të kishte një mori fletëarrestesh, të prera nga shtete të ndryshme. 

Në Shqipëri, Kadriovski mundi t’i shpëtojë burgut, pasi drejtësia shqiptare nuk mundi t’i provojë dot atij asnjë prej akuzave gjatë kohës që ai ishte në paraburgim. 

Në 2002-shin, edhe pse kishte kërkesa nga një numër i madh shtetesh për ekstradim, ai u transferua për në Maqedoni, gjatë një marrëveshjeje midis dy vendeve, për vuajtje dënimi në shtetet respektive.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button