Home / Politika / Partia Socialiste : Ruli, kampioni i korrupsionit

Partia Socialiste : Ruli, kampioni i korrupsionit

Partia Socialiste ka vijuar akuzat ndaj ish-ministrit të Energjitikës, Genc Ruli për skandalin me koncesionin e minierës së Bulqizës.

Deputeti Eduard Shalsi e quajti Rulin kampionin e korrupsionit në një qeveri ku konkurrenca është e fortë. 

“Nuk është e lehtë që të dallosh se kush është kampioni i korrupsionit dhe abuzimit me detyrën në qeverinë e Sali Berishës, por aferat e njëpasnjëshme që po dalin në dritë për Genc Rulin, padyshim e bëjnë atë të zërë një vend krejt të veçantë”, ka deklaruar Shalsi. 

Shalsi tha se ndryshimi i paligjshëm i kontratës koncesionare me kompaninë “ACR” u bë vetëm për një qëllim, atë të përfitimeve personale. 

“Me një të rënë të lapsit, Genc Ruli i ka shkaktuar shtetit një dëm prej miliona eurosh. Tani mbetet vetëm të zbulojmë se sa ka kontribuar kjo e rënë e lapsit në pasurimin personal të zotit Ruli. Rasti i Genc Rulit dhe heshtja e Sali Berishës përballë skandaleve të njëpasnjëshme që kanë dalë në dritë në lidhje me këtë zotëri tregon më së miri se në Shqipërinë e sunduar me vota të vjedhura korrupsioni është kthyer në sistem”, ka pohuar Shalsi. 

Në fund Partia Socialiste ka dhe një pyetje për prokuroren e përgjithshme. “Cfarë tjetër, e dashur zonjë, duhet të bëjë një ministër që organi që ju drejtoni ta marrë atë si të pandehur?”, i është drejtuar Shalsi kryeprokurores Ina Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.