Home / Rajoni / Tadic i gatshëm për fillimin e bisedimeve

Tadic i gatshëm për fillimin e bisedimeve

Presidenti serb, Boris Tadic tha se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të nisin për çështje teknike.

Përpara një audiencë në Novi Sad, të martën mbrëma, siç raportoi Beta, ai ka thënë se, pavarësisht raportit nga i dërguari i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, është plotësisht i gatshëm për nisjen e bisedimeve.

“Dialogu duhet të nisë dhe problemet duhet të zgjidhen, pavarësisht akuzave të bëra kundër Thaçit”, ka thënë presidenti serb.

Sipas tij, çështjet që do të diskutohen janë fati i personave të humbur apo të tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të serbëve dhe shqiptarëve.

“Bisedimet nuk duhet të shtyhen derisa hetimi për akuzat e bëra nga Marty të përfundojnë. Ekziston një përshtypje e gabuar se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëhen në nivel presidentësh apo kryeministrash. Është e pamundur të thuhet tani kur në agjendë do të jenë çështjet kryesore politike”, ka thënë presidenti serbe.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: