Home / Kronika / Vjedhja e bankës/ Ndalohen 6 punonjës të sigurisë, nuk ndaluan grabitjen

Vjedhja e bankës/ Ndalohen 6 punonjës të sigurisë, nuk ndaluan grabitjen

Në vijim të hetimeve për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë, ditën e premte në Tiranë, sot u bë ndalimi I 6 punonjësve të sigurisë së kësaj banke.

drejtoria-e-policise-tirane-1-300x2001Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se nga ana e Specialistëve të Seksionit  Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë ndalimi i shtetasve për veprën penale “Shpërdorim detyre” i Isuf Gjici  55 vjeç , Artan Dervishi 43 vjeç, Dritan  Duka 24  vjeç, Saimir Nikoci  32 vjeç  , Ilir Syla 45 vjeç, Tomorr Hidri 42 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të eskortës së SH.R.S.F, “Euro Gjici”, shoqëruese të vlerave monetare.

Ndalimi i tyre u bë për  shpërdorim detyre pasi me veprimet apo mos veprimet e tyre u realizuar vjedhja e bankës në fjalë ditë më parë.

Policia

Policia

Policia ka zbardhur dhe disa detaje mbi vjedhjen. Sipas grupit hetimor dyshohet se kanë qenë tre persona të maskuar, që nën kërcënimin e armëve, duke qëlluar në ajër, i kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur bankën “Union Bank”, duke marrë shumën e parave në 4 thasë dhe janë larguar me mjetin tip “Land Rover”, me targë AA 105 IV, pronë e kompanisë së Sh.R.S.F, “Euro Gjici”.

Personat e maskuar dhe të armatosur  kanë braktisur automjetin në rrugën “Sulejman Vathi” dhe janë larguar me një automjet tjetër. Me cilësinë e provës materiale në vendngjarje u gjetën dhe bllokuan 3 copë gëzhoja model-56, kalibër 7.62, si dhe mjetin tip“Land Rover”, me targë AA 105 IV.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për veprime  të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: