Home / Ekonomia / Pacolli: nuk ka asgje konkrete per koalicion

Pacolli: nuk ka asgje konkrete per koalicion

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk ka asgjë konkrete për sa i përket koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçin, ndërkaq deklaratat e Mimoza Kusari-Lila se AKR-ja nuk hyn në koalicion me njerëz si Fatmir Limaj, i cilëson qëndrime personale të saj.

Në një intervistë për BBC-në, Pacolli ka thënë se ka një problem me shpirtin e tij dhe me realitetin në Kosovë.

“Unë jam njeri konstruktiv dhe nuk i ik takimit me askënd. Në këtë kuadër e kam takuar edhe kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçin dhe jemi pajtuar, në parim, për mundësinë e një qeverie të koalicionit. Por, asgjë më shumë. E kemi lënë të takohemi pas 9 janarit, por nuk kemi biseduar për ndarjen e qeverisjes e as që kemi pasur më shumë se sa një takim të zakonshëm që është realizuar në një vend publik”.

Ndërsa, ai ka përsëritur se AKR-ja mbetet në qëndrimin se do të ketë koalicion me njerëz me duar të pastra.

“Por ndaj zotit Limaj nuk është dëshmuar akoma asgjë dhe akoma nuk ka ndonjë vendim gjyqi. Kështu që deklarata e zonjës Kusari ku përmendet edhe emri i zotit Limaj, është qëndrim personal i saj dhe jo i partisë”, ka thënë Pacolli. /

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: