Ekonomia

BP, SHELL dhe SOCAR të martën në Tiranë për gazin

Përfaqësues të lartë të kompanive SOCAR, BP, SHELL do të mblidhen të martën në Tiranë, në një tryezë ku do të diskutohet për çështjen e masterplanit që kontribuon në gazifikimin e Shqipërisë.

TAP1Tryeza u konfirmua nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, pas takimeve që zhvilloi me drejtuesit e projektit TAP, kompanive SOCAR dhe BP gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Energjisë të Korridorit Jugor të Gazit, që u mbajt këtë javë në Baku-Azerbaxhan, ku u diskutua për ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit. Kompania kombëtarë e gazit në Azerbaxhan, Socar është rënë dakord të kryejë studimin e fizibilitetit për gazifikimin e Shqipërisë. Paralelisht do të mund të hartohet edhe masterplani i gazit në Shqipëri me fondet tanimë të garantuara nga Bashkimi Evropian. Dy hapa këto që janë me rëndësi dhe e ndryshojnë rrënjësisht hartën energjetike të Shqipërisë duke ndikuar gjithashtu si një shtysë e konsiderueshme për zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria e Shqipërisë e ka mbështetur fuqimisht realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, pjesë e Korridorit Jugor të gazit. Qeveria ka miratuar edhe shpronësimin e tokave shtetërore nga ku kalon tubacioni duke mundësuar tanimë nisjen e fazës së punimeve në terren për ndërtimin e rrugëve të aksesit. Nga ana tjetër qeveria e sheh me rëndësi të madhe që kompanitë vendase të mund të bëhen pjesë direkte e fazës së ndërtimit të rrugëve të aksesit në Shqipëri por edhe në çdo fazë tjetër të projektit si nënkontraktorë. Një hap ky, që do të mund të ndikonte edhe më shumë në rritjen e përfitimeve për ekonominë tonë. Projekti TAP shihet nga qeveria shqiptare si një mundësi për diversifikimin e burimeve energjetike në vend dhe ndihmë për konsolidimin e sigurisë së furnizimit. Marrëveshja përfundimtare për ndërtimin e gazsjellësit ‘TransAdriatik’ është nënshkruar në Baku të Azerbaxhanit në dhjetor të vitit 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button