Home / Politika / Paloka: Denoncimi i Brace, një farsë

Paloka: Denoncimi i Brace, një farsë

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kolegut socialist Erjon Brace, që akuzonte kryeministrin Berisha se po përdor vrasës për t’i mbyllur gojën opozitës.

Në një deklaratë për mediat, Paloka është shprehur se denoncimi i Brace është një farsë, pasi sipas tij vetë lidershipi i Partisë Socialiste është përfshirë në trafikun e drogës. 

“Gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha grupet e mëdha të drogës, të Kadriovskit, Ginës, të Aldo Bares, emri i kryetarit të bashkisë së Tiranës është lakuar gjerësisht në raporte dhe media”, ka deklaruar Paloka. 

“Dalja e sotme e cakallit të Edvin Ramës dëshmon thjesht luftën midis klaneve të drogës dhe fakton në mënyrë të qartë lidhjet e Edvin Ramës, të cilat janë bërë të njohura dhe publike në mënyrë të përsëritur”, ka vijuar ai.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: