Home / Kronika / Fshehën pasurinë ILDKPKI, kallëzim penal për kryetarët e tre njësive vendore

Fshehën pasurinë ILDKPKI, kallëzim penal për kryetarët e tre njësive vendore

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka çuar për ndjekje penale, krerët e 3 njësive vendore në vend. Bëhet fjalë për kreun e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, Kreun e Komunës Bërzhitë, Genc Drita si dhe kreun e Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici. Sipas ILDKPKI, të tre këta drejtues vendorë akuzohen se kanë fehshur pasurinë, ku bëjnë pjesë automjete, biznese dhe prona.

ildkp1Kështu nga të dhënat mësohet se kreu i bashkisë së Poliçanit ka marrë disa herë kredi në banka me shumë të mëdha parash por i ka shlyer shumë shpejt, pavarësisht se nga deklarimet e të ardhurave, nuk ka mundësi ti shlyejë. Përveç kësaj, me veprimet e kryera, duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar Bashkie ka përfituar, të ardhura dhe favore të ndyshme, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, personale apo në favor të shoqërisë ABG, ku është aksioner i shumicës. Garancitë si person publik për kreditë e marra pranë bankave lokale, ushtrimi i aktivitetit në territorin që mbulon Bashkia që ai drejton, janë elementë përfitimi të padrejtë dhe elementë të shpërdorimit të detyrës prej tij.

Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Adriatik Zotkaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Poliçan, për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të produkteve të veprës penale.

Lidhur me kallëzimin penal ndaj kreut të komunës Bërzhitë, ILDKPKI pohon se ka përfunduar kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Genc Drita, për vitet 2011, 2012 dhe 2013. Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë procesit të kontrollit të plotë, u konstatua fshehje e pasurisë; fshehje e shlyerjes së kredive; deklarim i rremë për të ardhurat; ushtrim i detyrës në kushtet e konfliktit të interesit; burim financiar i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për të gjitha pasuritë e deklaruara prej tij, etj. Për

arsyet e sipërpërmendura, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e procedimit penal ndaj subjektit Genc Drita, me funksion Kryetar i Komunës Bërzhitë, Qarku Tiranë, për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Po kështu Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Dritan Abedin Bici, me funksion Kryetar i Bashkisë Gramsh. Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë procesit të kontrollit të plotë, u konstatua fshehje e pasurive, mosjustifikim me burime të ligjshme financiare dhe dokumentacion ligjor të pasurisë së deklaruar në deklaratën ‘’Para fillimit në detyrë 2011’’ në shumën 12.483.000 lekë; fshehje e transaksioneve bankare; fshehje e llogarisë bankare; deklarim i rremë, etj.

Përveç problematikës të konstatuar me sipër, Dritan Bici ka tentuar dhënien e një sasie parash kesh, në ambientet e ILDKPKI, Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ.

Për arsyet e sipërpërmendura, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e procedimit penal ndaj subjektit Dritan Bici, me funksion Kryetar i Bashkisë Gramsh, për veprat penale të, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, korrupsionit, pastrimit të produkteve të veprës penale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: