Home / Rajoni / Zyrtarizohet amaneti i Gjukanovic

Zyrtarizohet amaneti i Gjukanovic

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) mbështeti propozimin e ish-kryeministrit malazez, Milo Djukanovic, që për mandatar të ri që qeverisë të zgjidhet Igor Luksic. 

Luksic ndërkohë deklaroi se pret që qeveria e re të zgjidhet deri në fund të vitit, dhe ajo të vazhdojë politikën e qeverisë së Djukanovic. 

Pas dorëheqjes së kryeministrit Djukanovic, në Mal të Zi filloi debati nëse përmes këtij veprimi të tij ka rënë edhe qeveria që e drejtonte ai, dhe nëse duhen shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend. 

Megjithëse, përfaqësuesit e koalicionit qeveritar e hodhën poshtë një mundësi të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.