Home / Kronika / Shoqata e Avokatëve: Jo gjyqtar nën moshën 30 vjeç

Shoqata e Avokatëve: Jo gjyqtar nën moshën 30 vjeç

Reforma në drejtësi Propozohet krijimi i një gjykate llogarie për KLD-në

1423926830AVOKATET-TAKIMI-14_2Mes zërave se ku duhet të përqendrohet reforma në drejtësi, avokatët si grup interesi në këtë proces, këshillojnë që të ndalohet me ligj dalja gjyqtar pa mbushur moshën 30 vjeç. Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Visha, kërkon që në reformën kushtetuese që do t’i paraprijë reformës në drejtësi të parashikohet një moshë e caktuar e gjyqtarit pas mbarimit t të shkollës apo specializimit të tij. “Ajo që ne do të kërkonim, një nga ndryshimet e Kushtetutës, duhet të jetë një moshë e caktuar e gjyqtarit, pas mbarimit të shkollës ose specializimit, pasi të dalë një gjyqtar në moshën 25 vjeç ose 26 vjeç, ndërkohë që është beqar, s’di ç’është martesa e do të zgjidhë martesën, ose s’ka fëmijë, nuk di të gjykojë të miturin”- deklaroi Sajmir Visha. Sipas Shoqatës së Avokatëve, reforma duhet të prekë edhe mënyrën se si gjyqtarët ngjiten në Gjykatën e Lartë. “Kërkojmë që gjykatësit e lartë, ose gjykatësit që janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të kenë të gjithë një shumicë të cilësuar, jo vetëm që të jenë nga radhët e gjyqtarëve që të përfaqësojnë denjësisht dinjitetin e drejtësisë, por edhe politika të jetë më e mirëkomanduar me shumicë të cilësuar, të mos emërojë në sistemin e drejtësisë gjyqtarë politikë”, shtoi avokati Visha. Nga ana tjetër, avokatët duket se pajtohen me rekomandimet e ekspertëve të Misionit Euralius, për të pasur një gjykatë llogarie mbi Këshillin e Lartë të Drejtësisë. “Mund të shikohet mundësia e krijimit të një gjykate të llogarisë, institucione që e kanë edhe vende të tjera si një organ kolegjial me vendime të detyrueshme. Kjo – mendoj edhe unë, edhe shumë të tjerë – është një nga elementet që do të forconte shumë luftën kundër korrupsionit”- tha avokatja Fatmira Laska.

Leave a Reply

%d bloggers like this: