Kronika

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, trajleri përplaset me një makinë, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur rëndë mesditën e sotme, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë, ku një trajler me targë AA316IM, është përplasur me një automjet tip “Volkswagen Sharan” më targë AA985IP.

aksident-elbasan-librazhd2Mësohet se të gjithë të plagosurit, të cilët udhëtonin në automjetin tip “Sharan”, janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen. Sipas hetimeve të para, dyshohet se drejtuesi i trajlerit ka humbur vëmendjen dhe ka goditur nga pas automjetin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button