Ekonomia

Shpërthimet në Tiranë, Konfindustria: Pasojat e terrorit ndikojnë në ekonomi

Duke iu referuar shpërthimeve me tritol të ditëve të fundit në kryeqytet, Konfindustria konsideron se pasojat psikologjike të terrorit në vend japin pasoja të pallogaritshme, të dëmshme në afatgjatë në zhvillimin ekonomik të vendit.

largea_gjergj-buxhuku1347261049Në një deklaratë për mediat, administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku tha se terrori godet investimet në tërësi dhe investimet e huaja në veçanti, të cilat janë në pikën më të ulët historike.

“Konfindustria kërkon nga vendimmarrja politike marrjen e masave për aftësimin e institucioneve në përballjen me realitetin e ri të sigurisë dhe rendit në vend. Pasojat e rënda të krizës globale, shtuar me faktorë gjeostrategjike, po përshpejtojnë ndryshimin thelbësor të mënyrës së deritashme të ndërtimit dhe funksionimit të sistemit problematik shtetëror 25-vjeçar në Shqipëri, duke prekur pashmangërisht interesa grupimesh të fuqishme, që mund të kundërveprojnë me të gjitha mënyrat.”- thuhet në deklaratën e Buxhukut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button