Rajoni

Kolinda Grabar-Kitarovic bën betimin si presidente dhe bën thirrje për bashkim kombëtar

Gruaja e parë presidente e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic bëri thirrje për bashkim kombëtar për rritjen e ekonomisë së vendit duke marrë funksionin e presidentes gjatë ceremonisë së betimit në Zagreb në sheshin Saint Marko.

Kolinda-Grabar-Kitarović“Vetëm bashkimi do të na mundësojë të ndërtojmë një Kroaci më të mirë (…) ne kemi nevojë për bashkim kombëtar përsa i përket çështjeve strategjike, si rritja ekonomike”, deklaroi Grabar-Kitarovic gjatë fjalimit të parë pas betimit si presidente e vendit.

“Të lëmë pas ndarjet tona (…) duke nisur nga sot bashkimi ynë do të na mundësojë të hapim një faqe të re për një të ardhme më të mirë”, konfirmoi presidentja kroate, 46-vjeçare.

Kolinda Grabar-Kitarovic, ish-ministre e Punëve të Jashtme, fitoi zgjedhjet presidenciale në muajin janar me një rezultat të ngushtë përballë social-demokratit Ivo Josipovic.

Ceremonia e betimit u zhvillua nën pjesëmarrjen e disa qindra qytetarëve dhe krerëve rajonalë duke përfshirë dhe kryeministrin serb Aleksandar Vucic.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button