Home / Arte / Muzike / Il Volo me “Grande Amore” ringjallin muzikën e vërtetë në Sanremo 2015

Il Volo me “Grande Amore” ringjallin muzikën e vërtetë në Sanremo 2015

Dhe më së fundi doli dielli, shpresa, drita në fund të tunelit u ndez, muzika JETON, ajo e vërteta, Haleluja.

Djemtë-e-grupit-Il-Volo-mbrëm-gjatë-triumfitHaleluja për të gjithë ne që besojmë tek vlerat, që më së fundi u shfaqën në Festivalin e Sanremos pas shumë kohësh mungesë.

Evolumi ka bër të vetën edhe në industrinë e muzikës, një ndër bizneset më fitim prurëse në botë, e për ta luftuar kakofoninë dhe pislliqet e kohëve moderrne që ka sjell gjithçka por vetëm muzikë jo, menduan 3 djem të quajtur Piero Barone, Gianluca Ginoble dhe Ignazio Boschetto.

Djemtë e grupit Il Volo

Djemtë e grupit Il Volo

Pikërisht mbrëm, në finalen e garës se festivalit midis artistëve të rinj, grupeve apo edhe emarave big, muzika e vërtetë ajo lirike italiane triumfoi duke kurorëzuar 3 djemtë e talentuar të grupit të quajtur Il Volo(fluturimi) me e këngën e tyre Grande Amore(dashuri e madhe) këngë kjo e cila i dha edhe vëndin e parë në eveneimentin më të rëndësishëm të muzikës në Itali.

Trioja italiane në garën e quajtur Sanremo 2015, garë në të cilën nuk munguan surprizat, të ftuarit apo dhe befasitë siç ishte edhe eliminimi nga gara i divës Lara Fabian, lanë mbrapa edhe pretendentë të tjerë si Marco Masini, Nek, Gianluca Grignani, Dear Jack, Irene Grandi dhe rryma të ndryshme, dhe pasi rrëmbyen votat e juries, duartrokitjet e publiku të ndodhur në ambjentet e Teatrit Ariston, dhe sigurisht edhe një numri të madhe të tjerësh që i ndiqnin nga ekrani i Rait dhe jo vetëm, u kurorëzuan si fituesit e “Bel Canto-s” e “Bell’Arte-s” për krijim e autorëve Francesco Boccia dhe Ciro Esposito.

Il volo

Treshja e re në moshë e përbërë 2 tenorëve dhe 1 baritoni që prej kohësh kanë zhvilluar koncerte, realizuar albume dhe këngë me aranxhime moderrne dhe klasike jo vetëm në gjuhën italiane, kanë ringjallur shpresat e publikut Italian duke u cilësuar jo vetëm si e ardhmja e muzikës, por edhe si ringjallësit e asaj të bukurës e të vërtetës.

Vetëm 4 ditë nga postimi, 1,380,470 shikime në videon e këngës së postuar në adresën e grupit në faqen zyrtare në “youtube”, një det komentesh positive, dhe një oqean shpërndarje e videos në rrjetet sociale nga gjithë përdoruesit e internetit, është një tjetër fakt që dëshmon qartë se të gjithëve ju ka pëlqyer “Dashuria e madhe” e tre djemëve.

Il volo

“Të rinjtë më zërin e brënshëm, me zërin e dashurisë së madhe dhe muzikës, i dhanë frymë dhe jetë lirikës, duke luftuar dhe fituar betejën me muzikën e mallkuar me besiminin e tyre në ëndrrën e quajtur “Grande Amore”, dhe me anën e kësaj VEPRE, KRYEVEPRE, ata arritën më së fundi të zgjojnë edhe publikun e përhumbur dha ta orientojnë drejt vlerave që koha moderrne i ka plururosur vetëm se gjithçka është kthyer në biznes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.