Bota

Egjipti bombardon ISIS-in në Libi pas ekzekutimit të 21 egjiptianëve të krishterë

Avionë luftarakë egjiptianë bombarduan sot pozicionet e Shtetit Islamik në Libi, disa orë pasi organizata xhihadiste kishte marrë përsipër ekzekutimin e 21 egjiptianëve të krishterë në një video, njoftoi ushtria në Kajro.

shkon-n-euml-22-numri-i-t-euml-vdekurve-n-euml-egjipt_hdPresidenti Abdel Fattah al-Sissi thirri dje me urgjencë Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes dhe u betua se do të ndëshkonte vrasësit në mënyrë të menjëhershme.

“Forcat tona kanë ndërmarrë sot goditje ajrore kundër kampeve, vendeve të stërvitjes dhe magazinave të armëve të ISIS-it”, sipas komunikatës së ushtrisë.

Grupi i Shtetit Islamik publikoi dje një video ku tregohet ekzekutimi me prerje koke i 21 egjiptianëve të krishterë të rrëmbyer kohët e fundit në Libi.

Me këto ekzekutime të pretenduara dje në mbrëmje nga dega libiane, organizata xhihadiste tregon se ka zhvendosur metodat brutale ekstreme jashtë rajoneve që ajo kontrollon në Siri dhe në Irak dhe ka rritur mizoritë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button