Kronika e zeze

Arrestohet nipi i Aldo Bares

Njësia e operacioneve speciale në drejtorinë e policisë së Tiranës ka arrestuar gjatë një ndjekjeje sipas metodave më të fundit, nipin e Aldo Bares, Alxhi Nallbanin, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge.

33-vjecari fierak, i njohur ndryshe me nofkën “Xhili”, ishte duke ecur në këmbë në kohën kur një automjet i maskuar i forcave operacionale, në të cilin ndodheshin agjentët e maskuar, e ka ndaluar atë duke e futur në makinë. 

Zëdhënësja Alma Katragjini dha për mediat detaje të operacionit. “I shumëkërkuari u kap në zonën e ish-bllokut, pas një ndërhyrjeje të forcave operacionale me synim arrestimin e tij. Ky shtetas akuzohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, vepra për të cilat ai është dënuar me 14 vjet burg nga drejtësia e Italisë”, ka deklaruar Katragjini. 

Zëdhënësja e policisë konfirmoi gjithashtu gjatë deklaratës se i arrestuari ka lidhje farefisnore me ish-kreun e bandës së Lushnjes, Aldo Bare, ose thënë ndryshe ai është djali i motrës së Bares, i cili aktualisht mbahet në paraburgim për llogari të nje procesi gjyqësor të nisur ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button