Home / Arte / Teater / Pa fjale

Pa fjale

Pa fjalë, por me vepra, “The Act” polak, përmbyllë garën teatrore të festivalit SKENA UP. Edhepse mbi të tridhjetat, Ewelina Ciszewska,dukej më e re dhe buzëqeshja e saj tregonte se ajo ndihej mirë që do të jetë pjesë e edicionit të tetë SKENA UP. Shfaqja “The Act”, me të cilën polakja prezantohet si bashkë-autore, skenografe, kostumografe dhe koreografe, do të shfaqet mbrëmjen e së enjtes në Teatrin Dodona duke si performanca e fundit në konkurrencën ndërkombëtare të teatrit. 

”Procesi” i Franc Kafkës është inspirim i ngjarjes dhe autorja që prej fëmijërisë së saj, e kishte ëndërr që këtë vepër ta shndërronte në shfaqje teatrore. 

Edhepse ka pak kohë që Ewelina është në Kosovë, duke folur për përshtypjet e saj, ajo është e befasuar me krejt çka sheh. Folklori, rrugët, kulmet e shtëpive, trotuaret e bllokuara me makina, qielli që siç thotë ajo, është i mahnitshëm. 

Si erdhët në Skena UP? 
“Muhamed Arifi – aktor, ka qenë personi që më ka informuar rreth SKENA UP dhe më ka thënë të vija këtu. Para se të vija isha përpara një vendimi të vështirë, sepse si mësuese e shkollës teatrore më është dashur të zgjidhja në mesin e gjithë atyre studentëve të mirë për të luajtur në shfaqje. Kjo tregon se ky festival po bëhet magnet për të gjithë ata që kanë ide, dëshirë dhe pasion për filmin dhe teatrin. Shfaqja jonë do të jetë befasuese. Aty nuk ka fjalë, as zëra, nuk flasin me njëri-tjetrin. Do të ketë lëvizje, të menduar dhe vallëzim, kështu ne komunikojmë mes vete dhe kështu e bëjmë procesin teatror”, thekson Ewelina. 

A ju inspiron Kosova? 
“Mbase gjithë këto çfarë kam parë, mund të bëhen edhe inspirim për veprat e mija në të ardhmen. Shumëçka më ka pëlqyer, por jo edhe njëra prej shfaqjeve që e kam parë të martën. Ajo shfaqje është e kundërta e shfaqjes sonë, aty kishte shumë fjalë dhe fare pak hapësirë në mes aktit dhe fjalës”, shtoi Ewelina. 

Cilat janë vulat e festivalit për ju, ndonjë të veçantë. Çka prisni nga kjo pjesëmarrje? 
“Ahhh sa vështirë të përgjigjem…rrallë kam gjetur një inpresionim të tillë. Mundësia për diçka të re, konfrontimi me ide teatrore dhe kultura juaj që plotësisht duket e re dhe e ndryshme prej kulturës time si dhe shkëmbimi i eksperiencave, janë vulat më madhështore të këtij festivali. Nuk presim shumë dhe shpresojmë se do të na quajnë befasi. Ky është qëllimi jonë. Jemi pakëz nervoz, por kjo do të kalojë. Të shohim se çfarë do të na sjellë fundi“, përfundon regjisorja polake.

Leave a Reply

%d bloggers like this: