Politika

PD: Prokuroria të nisë hetimin për vdekjen e minatorit në Munellë

-Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë për neglizhencë në gjendjen e minierave në vend, ku është rritur numri i punonjësve që humbin jetën, ndërsa i kërkoi prokurorisë të nisë hetimin për vdekjen e minatorit në Munellë.

Gjergji_Papa16shkurtDeputeti i Partisë Demokratike,  Gjergji Papa tha përmes një deklarate për shtyp se, “numri i viktimave në miniera është më i madhi në 24 vitet e fundit”. “Vdekja e minatorit në Munellë ishte e paralajmëruar dhe kjo është një akuzë para të cilës ndodhet qeveria, dhe asnjë lloj propagande apo sulm ndaj opozitës nuk e shpëton prej përgjegjësisë. Kolegët minatorë të të ndjerit, thonë se inspektorët e ministrisë nuk kanë kryer detyrën që u takon dhe dyshimet e tyre të bazuara janë për neglizhencë me dashje në këmbim të rryshfetit”, shprehet Papa.

Po ashtu, Papa i bëri thirrje prokurorisë të hetojë me shpejtësi e seriozitet këtë rast dhe përgjegjësit e kësaj tragjedie duhet të përgjigjen para ligjit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button