Home / Arte / Libri / Golgota shqiptare

Golgota shqiptare

Ka dalë nga shtypi libri më i ri i Shtëpisë Botuese Rrokullia “Golgota e Shqipnisë”. 
Në të autori austriak, Leo Freundlich, përmbledh krimet e bëra ndaj popullsisë shqiptare nga ushtria okupuese serbe më 1912-13. 

Ç’raportonin gazetat europiane për krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-13? Sa civilë të pafajshëm shqiptarë janë vra gjithsej prej forcave serbe më 1912-13? Kush ishte Gjenerali Janković, emrin e të cilit e mban zyrtarisht në serbisht qyteza e Hanit të Elezit? Ç’metoda të vrasjeve përdornin pushtuesit serbe mbi popullsinë shqiptare? 

Këto janë disa nga pyetjet që i sqaron raporti i Leo Freundlich-ut i vitit 1913, i prumë në shqip (përktheu Gazmend Bërlajolli) dhe në anglisht, (përktheu Robert Elsie) në një botim me çmim një euro. 

Promovimi i librit është bërë të dielën, më 28 nëntor, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, në kafe-librarinë Dit’ e Nat’, në orën 13:00, ndërsa libri mund të blihet nëpër të gjitha pikat e shitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.