Kosova

Kosova shtatë vjet shtet, krerët e shtetit homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës

Në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës festohet sot me një sërë aktivitetesh, 7-vjetori i shpalljes së Pavarësisë të shtetit të ri evropian, të njohur deri tani nga 108 shtete anëtare të OKB-së.

prekazi-vendi-i-sakrific-euml-s-dhe-liris-euml_hdTe simboli i Pavarësisë së Kosovës është edhe Sheshi i Lirisë së Shprehjes, pasi qytetarët në këtë festë të madhe janë të lirë edhe të shkruajnë a vizatojnë në NEWBORN mesazhet e tyre në këtë festë të madhe, të shtatë viteve realizim ëndrrash shekullore. Në 7-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nën kujdesin e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës në Prishtinë dhe qytete të tjera të vendit, si dhe në të gjitha ambasadat e Kosovës në botë, po organizohen aktivitete feste nga 13 deri në 17 shkurt 2014.

Këtë përvjetor, në Prishtinë nuk do të parakalojnë trupat e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Vitin e kaluar, ish-kryeministri Hashim Thaçi, kishte premtuar se parakalimi i vitit 2014, do të ishte i fundit për FSK-në, pasi që më 2015, sipas tij, do të parakalonte Ushtria e Kosovës me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës. Megjithatë, një premtim i tillë ka mbetur ende vetëm në letër. Për 7 vjet pavarësi, Kosova u njoh nga 108 vende të botës si dhe siguroi anëtarësimin në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

JAHJAGA DHE MUSTAFA HOMAZHE NË VARRIN E IBRAHIM RUGOVËS

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe anëtarë të kabinetit qeveritar zhvilluan sot homazhe para varrit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Presidentja Jahjaga theksoi se Rugova arriti të mobilizonte të gjithë popullin e Kosovës rreth platformës së tij për liri dhe demokraci.

“Në shënimin e shtatë vjetorit të shpalljes së pavarësisë, erdhëm që t’i bëjmë nderimet tona institucionale këtu pranë varrit të presidentit të parë historik, dr.Ibrahim Rugovës, ideatorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili arriti të mobilizojë gjithë popullin e Kosovës rreth platformës së tij për liri, pavarësi demokraci dhe të sigurojë një përkrahje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve të Bashkimit Evropian. Sot Kosova është vend i lirë, i pavarur, sovran, vend që ka një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike”,- theksoi presidentja Jahjaga.

Pas homazheve, kryeministri Isa Mustafa u shpreh: “Në këtë ditë të madhe, në këtë shtatë vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot, me Presidenten, me kabinetin qeveritar i bëmë nderime Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, njeriut i cili i vuri themelet e pavarësisë të kësaj Republike, i cili me përkushtim shumë të madh punoi gjatë tërë jetës së tij që Kosova të bëhet shtet i pavarur, që populli i Kosovës të gëzojë lirinë dhe punoi për këtë vend. Ne e vlerësojmë shumë veprën e tij, e vlerësojmë kontributin e tij dhe kjo na bën që të punojmë edhe më tutje në mënyrë që të krijojmë kushte për qytetarët tanë, të krijojmë kushte që ky shtet të funksionojë mirë, që të ndërtojmë një shtet të fortë, një shtet demokratik dhe një shtet me të cilin do të mburremi të gjithë, jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare”.

AXHENDA ZYRTARE

09.00: Homazhe para varrit të presidentit Rugova;

10.00: Homazhe para varrit të komandantit Adem Jashari;

12.00: Ansambli “Shota” do të parakalojë në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nene Tereza” dhe “Dr. Ibrahim Rugova”

12.30: Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi (Ministria e Kulturës);

13.00: Vizitë në Muzeun e Pavarësisë

15.00: Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

17.30: Në hotel Emerald , Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës organizojnë pritje me korin diplomatik dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe do të mbahet koncerti festiv i Filarmonisë së Kosovës

22:30 Ndezja e fishekzjarreve

Në Komunat e Republikës së Kosovës:

– Në orën 9 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës, si dhe do të organizohen seanca solemne në Kuvendet e komunave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button