Rajoni

Greqia: Afat deri të premten

Varoufakis: Greqia është e gatshme për të diskutuar për kushte të tjera me partnerët, por ato duhet të jenë specifike dhe të sakta. Dijsselbloem: Athina të bëjë kërkesë për zgjatjen e programit aktual të ndihmës.

Vendet e eurozonës i dhanë Greqisë afat deri të premten për mosmarrëveshjet për borxhet. Kryetari i ministrave të Financave të eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, i kërkoi qeverisë në Athinë të bëjë kërkesë për zgjatje të programit aktual të ndihmës. Greqia deri tani e refuzon me forcë një gjë të tillë, sepse kjo lidhet me masa drastike kursimi, të cilat qeveria e majtë në Athinë i kundërshton me forcë.

Dijsselbloem theksoi pas rreth katër orë diskutimesh në eurogrup, se kërkesa duhet të jetë bërë deri në një mbledhje të jashtëzakonshme eurogrupit, pra jo më vonë se e premtja. “Kjo do të na lejojë që të punojmë për zgjidhje të mëtejshme,” shtoi ai.

Greqia kokëfortë

Mes vendeve të eurozonës dhe Greqisë ka marrëveshje në lidhje me çështjen, se si mund të kapërcehen problemet financiare të vendit. Një përfaqësues i qeverisë së Athinës tha se drafti i propozuar për zgjatjen e programit të ndihmave është i paarsyeshëm dhe i papranueshëm. “Në këto rrethana, nuk mund të arijmë sot marrëveshje”, tha ai. Të gjithë ata që do të vazhdojnë të këmbëngulin te kjo kërkesë, humbasin kohën e tyre.

Në draftin që Greqia e refuzon thuhet se Greqia duhet të aplikojë për një “zgjerim teknik” të programit të ndihmës së tanishme për gjashtë muaj. Qeveria greke duhet të angazhohet gjithashtu për një tepricë “të arsyeshme” primare të buxhetit të shtetit. Deri tani, donatorët ndërkombëtarë kanë kërkuar për këtë vit një rritje prej tre për qind. Në suficitin primar nuk merret në konsideratë shërbimi i borxhit.

Varoufakis propozon një moratorium

Sipas gazetës “Süddeutscher Zeitung” ministri grek i Financave Yanis Varoufakis u ka propozuar kolegëve të tij një moratorium prej tre deri në katër muaj, gjatë së cilit qeveria greke nuk do të realizojë premtimet e programit zgjedhor të partisë radikale të majtë Syriza. Në këmbim partnerët e eurozonës duhet të sigurojë në këtë kohë nëpërmjet Bankës Qendrore Evropiane (BQE) likuiditetin e bankave greke.

Varoufakis tha pas takimit qe arritja e një marrëveshjeje është i vetmi opsion që kemi, sepse nuk ka ndonjë plan B. Ai tha se Greqia është e gatshme për të diskutuar për kushte të tjera me partnerët, por ato duhet të jenë specifike dhe të sakta.

Ministri i Financave të Maltës, Edward Scicluna, theksoi se Greqia duhet të njohin seriozitetin e situatës. Nëse vendi nuk do të kërkojë vazhdimin e programit, atë e pret një “katastrofë”. “Me kaq merr fund,” shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button